Të akuzuar për grup kriminal, Apeli i GJKKO lë në burg Erzen Breçanin dhe 3 të tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish-zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe 3 personat e tjerë të arrestuar pasi SPAK goditi grupin kriminal prej 11 personash.
Breçani, Dedan Gjoni, Bujar Ajezi e Besmir Murati apeluan vendimin e GJKKO, por në fuqi u la vendimi i shkallës së parë. Vendimi u mor këtë të enjte (4 janar) me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Breçani dhe 3 personat e tjerë u arrestuan më 20 nëntor të viti të kaluar, ndërsa në lidhje me operacionin janë shpallur në kërkim 7 persona, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë, konkretisht: Besmir Mustafi; djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani; Ervin Mata; Besmir Murati; Artan Sulejmani; Albert Prenga; Bajram Gerbova.
Sipas SPAK, ky grup kriminal ka kryer trafik droge në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Paratë e përfituara nga aktivitete kriminale, autorët i pastronin në Shqipëri.
Po ashtu, ata dyshohen të përfshirë edhe në ekzekutimin e 2 personave në Shqipëri.
/rtsh.al/