E Diel, 1 Nëntor 2026

I derguari i Bashkimit Europian te marten ne Tirane per zgjedhjet

Brukseli Miroslav Lajcak pritet te arrije marreveshjen mes mazhorances dhe opozites per pranimin e procesit

Zhvillimet politike dhe mosmarreveshjet mes demokrateve dhe socialisteve do te marrin nje tjeter kurs gjate javes qe vjen. Diten e marte eshte konfirmuar zyrtarisht vizita e te derguarit te Catherine Ashton ne Tirane Miroslav Lajcak. Drejtori ne sherbimin europian te veprimit me jashte per Rusine fqinjesine me Lindjen dhe Ballkanin Perendimor Miroslav Lajcak do te vizitoje me 22 mars Tiranen. Per koincidence kjo date perkon edhe me paralajmerimin e PD-se per te zyrtarizuar Lulzim Bashen si kandidat i PD-se per bashkine e kryeqytetit. Mesohet se Lajcak do te zhvilloje edhe nje deklarate per shtyp mesditen e se martes ne Qendren e Informimit te Bashkimit Europian. Nga ana tjeter gjashte dite pas vizites se Lajcak ne Tirane ne Kosove eshte paralajmeruar nje vizite e perfaqesueses me te larte te Bashkimit Europian Catherine Ashton. Nga ana tjeter behet e ditur se Ashton do te vizitoje Kosoven ne datat 28-29 mars. Vizita e saj vjen menjehere pas raundit te dyte te dialogut ndermjet Kosoves dhe Serbise ne Bruksel. Shefja e ekipit kosovar ne dialogun me Serbine zevendeskryeministrja Edita Tahiri ka thene se gjate vizites se kryediplomates europiane ne Kosove do te kerkohet te behet e qarte axhenda e bisedimeve me Serbine dhe se cfare fiton Kosova duke qene bashkepunuese. Raundi i pare i dialogut Kosove-Serbi me ndermjetesimin e BE-se ne Bruksel ka perfunduar pa ndonje rezultat konkret ndersa me 24 dhe 25 mars do te mbahet raundi i dyte ku do te bisedohet per ceshtje teknike. Por ne rast se vizita e Lajcak do te kete sukses ne Shqiperi dhe palet do te sheshojne konfliktet dhe do ti perqendrohen fushates se nxehte elektorale te zgjedhjeve te 8 majit atehere nuk perjashtohet mundesia qe shefja e diplomacise europiane te vizitoje Tiranen fill pas vizites se Lajcak ne Shqiperi. Kjo eshte hera e trete qe Lajcak vjen ne Shqiperi ne perpjekje per te zgjidhur situaten politike por deri tani nuk eshte arritur asnje gje konkrete. Kriza politike dhe ngjarjet e dhunshme te 21 janarit ku humben jeten 4 persona e kane detyruar te derguarin e BE-se te zhvilloje takime te njepasnjeshme me Presidentin Topi Kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-se Edi Rama. Misioni i Lajcak ne Tirane do te perqendrohet te negocimi per plotesimin e kushteve per mbarevajtjen e zgjedhjeve lokale te 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›