Lideri i opozites takim i fshehte me kreun e Partise Mega ne Sarande
Nuk ka qene jashte vemendjes se kryesocialistit Rama as Partia e minoritetit Mega ne kohen e vizites se tij dite me pare ne Sarande. Kreu i selise roze me sa duket ka dashur te krijoje nje kontrapunkt ndaj aleances se shpallur por te shkelur te PBDNJ-se se Dules paqendrueshmeria e se ciles eshte vene ne prove me kandidaturen socialiste qe pergatitet te vihet perballe Bollanos ne Himare. Ndoshta ka qene kjo arsyeja qe Edi Rama ka gjetur kohen per te thirrur ne nje audience kreun e Partise Mega Kristaq Kicon. Ky takim eshte mbajtur i fshehte per mediat dhe vetem dje kreu i Partise Mega ka folur rreth tij.
Sipas Kicos e gjithe biseda mes tij dhe kryesocialistit Edi Rama u zhvillua ne nje klime miqesore. Fillimisht Kico e ka njohur Ramen me te vecantat e programit te Partise Mega duke nenvizuar se ajo nuk eshte krijese e askujt pervecse ploteson nje mungese perfaqesimi dhe eshte ne mbrojtje te interesave te braktisura te minoritetit. Numri nje i Meges tha se Mega u krijua nga mungesa e theksuar e demokracise ne organizaten Omonia si dhe per te mos lejuar gllaberimin e saj nga ana e PBDNJ-se dukuri keto te shprehura me percarje dhe humbje te besimit te forca mbeshtetese ne minoritet qe ka pretenduar se e ka perfaqesuar deri tani politikisht. Lidhur me ate cfare Mega projekton dhe pretendon per zgjedhjet e 8 majit u prezantua synimi i daljes me vete ne keto zgjedhje pa bere aleance me asnje nga partite e medha. Qellimi i Meges u shpreh Kico eshte perfaqesimi dinjitoz ne pushtetin vendor dhe ndjekja e problematikave qe shqetesojne sot minoritetin grek sic jane problemi i arsimimit ne gjuhen amtare zgjidhja e problemit te pronave problemi i sigurise si dhe zhvillimi ekonomik.
Edi Rama i tha kreut te Meges se PS-ja ka treguar vullnet dhe gatishmeri per tu marre seriozisht me problematiken qe shoqerojne jeten ne minoritet dhe per perballimin e saj ka kerkuar bashkepunim ne te ardhmen. Rama tha se PSSH-ja u kushton nje rendesi te vecante marredhenieve me minoritetin gje qe vihet re edhe nga besimi qe kjo parti ka marre ne vazhdimesi nga minoritaret.
Gjate takimit Rama-Kico u fol edhe per problemin e regjistrimit te popullsise. Mega ka perseritur keqardhjen per qendrimin e vleresuar antiligjor te nenkryetarit te KLD-se Kreshnik Spahiu ne fushaten mediatike te ndermarre prej tij. Ne asnje rast tha Kico minoriteti nuk ka luajtur rol destruktiv e i tille do te jete kontributi i tij edhe ne kete proces.