Të ardhurat neto të bankave nga interesat janë rritur me 13.6% këtë vit

Të ardhurat neto nga interesi në sektorin bankar janë rritur ndjeshëm gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti, duke dëshmuar përfitime nga rritja e shpejtë e normave të interesit në tregun financiar.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për 9-mujorin të ardhurat neto nga interesi arritën në 38.5 miliardë lekë. Kjo është një rritje me 13.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ajo është njëkohësisht vlera më e lartë historike e të ardhurave neto nga interesat deri në fund të 9-mujorit.
/rtsh.al /