“Të arrestohet Radojçiç” Senatorja amerikane Shaheen kërkon bashkëpunim nga Serbia e Kosova

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë për të arrestuar organizatorin e sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Mendoj se ka ardhur koha që Milan Rajdojçiç të arrestohet dhe të futet në burg. Ai ka pranuar bashkëfajësinë në atë që ndodhi më 24 shtator në Banjskë, ka pranuar vrasjet ndaj duhet të vihet para përgjegjësisë. Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për këtë gjë”- u shpreh senatorja amerikane pas takimeve të zhvilluara me kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Ish- nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiç, që është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, asokohe mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur nga një grup serbësh në veri të Kosovës në shtator të vitit të kaluar.
/RTSH/