Të arrestuarit në Francë planifikonin rrëmbime

Disa nga 16 militantët e dyshuar islamikë të arrestuar në Francë, dyshohet se planifikonin rrëmbimin e një gjyqtari hebre dhe disa personave të tjerë, citon Agjencia France Press burime të afërta me hetuesit.
“Duket se disa nga ta planifikonin të kryenin rrëmbime, përfshirë një gjyqtar me emrin hebre”, kanë thënë burimet.
Kreu i Drejtorisë Qendrore të Inteligjencës së Brendshme të Francës, Bernard Skuarcini,ka thënë më herët se të arrestuarit ishin francezë të përfshirë në trajnime luftarake, që lidhen me doktrinën e dhunshme religjioze.
Arrestimet e ekstremistëve në Francë vijnë pas sulmit të Muhamed Merahut, francezit me prejardhje algjeriane, i cili para se të vritej nga policia, pranoi se ka vrarë 3 ushtarë francezë, një civil dhe tre fëmijë hebrenj.