Partitë pa adresë, shtyhen gjobat
01/12/2011 Priten masa administrative për subjektet politike që nuk respektuan kriterin e gjinisë
Ristani: 14 parti politike nuk kanë marrë njoftimin e KQZ-së për mbledhjen
“G-99”-a, që dikur drejtohej nga Erion Veliaj, dhe partitë e tjera, simotrat e saj të vogla, kanë mbetur pa adresë, pasi në adresat që ato kanë depozituar në KQZ gjatë regjistrimit të tyre për zgjedhjet e 8 majit nuk mund t’u dërgosh letra. Shpërngulja e 14 partive nga objektet e marra me qira gjatë fushatës zgjedhore për bashki dhe komuna ka sjellë dhe moszhvillimin e mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa pritej që dje të vendosej masa administrative me gjobë për 53 subjekte politike, nga 54 gjithsej që morën pjesë në zgjedhjet e fundit vendore, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, njoftoi se 14 subjekte politike nuk janë njoftuar për procedimet administrative, pasi posta i ka kthyer mbrapsht zarfet e KQZ-së, ku këto subjekte njoftoheshin për mbajtjen e mbledhjes së sotme. Partitë tashmë pa adresë që kanë mbetur pa u njoftuar nga KQZ-ja. Ato janë: partia “G-99”, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Partia Socialiste e Moderuar, Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, Partia e Çështjeve Shqiptare, Partia Reformatore Demokratike, Partia e Pajtimit Kombëtar, Partia Kristiandemokrate e Shqipërisë, partia “Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve”, partia “Rruga e Lirisë”, Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet dhe Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë. “Na mbetet të bëjmë dhe një njoftim tjetër publik. Pasi zhvillimi i kësaj mbledhjeje është njoftuar me kohë nga të përditshmet shqiptare dhe mund të konsiderohet njoftim publik. Por duke qenë se anëtarët e këtyre partive nuk i kanë lexuar gazetat, mendoj që ta shtyjmë mbledhjen për të mërkurën e javës së ardhshme. Pastaj mblidhen apo nuk mblidhen të gjithë, kjo nuk është më kusht për moszhvillimin e mbledhjes së ardhshme”, - u shpreh kreu i KQZ-së, Arben Ristani. Ndërsa anëtarët e komisionit u shprehën të mendimit se nuk mund të fajësohet KQZ-ja për mosnjoftimin e këtyre partive që nuk u gjendet adresa. “Nuk mund të fajësohet KQZ-ja, pasi njoftimi publik është bërë”, - tha Klement Zguri. Ndërsa Artan Laze u shpreh: “Personalisht nuk kam asgjë me partitë, por ne e kemi bërë detyrën. Gjithsesi, jam i mendimit që t’u japim atyre kohë deri javën e ardhshme që të jenë të pranishme.”
Gjobat për partitë
Në relacionin shoqërues të projektvendimit të KQZ-së përcaktohet dhe shuma e gjobës për secilën parti që nuk ka zbatuar kriterin e gjinisë. Duke qenë se për çdo njësi vendore KQZ-ja do të gjobisë partitë me 30 mijë lekë, gjoba më e lartë u shkon partive që kanë më shumë njësi në të cilat nuk kanë respektuar Kodin, duke filluar nga PS-ja, LSI-ja, PD-ja e kështu me radhë për 53 subjektet. KQZ-ja bëri verifikimet për 6806 lista zgjedhore të depozituara nga 54 parti politike, ku rezultoi se vetëm Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë ka respektuar kriterin e gjinisë.