Të ashtuquajturat revolucione ishin të përgatitura nga nomenklatura komuniste
Ky është një koment i postuar tek faqja online e gazetës Tema nga gazetari italian Franz Gustincich. Ai e ka postuar komentin poshtë shkrimit të tij me titull Një kafe me Berishën, botuar 15 vite më parë në disa media të njohura në Itali, e ripublikuar nga gazeta Tema. Ne po e botojmë këtë koment. Poshtë është edhe origjinali në italisht.
Zotërinj të nderuar, kam mbetur mjaft i habitur që një artikull i imi i 15 viteve më parë- për më tepër i publikuar në shumë të përditshme shqiptare në atë kohë- ka ndezur një diskutim kaq të gjallë. Po ndërhyj vetëm për të sqaruar disa gjëra dhe për tu dhënë përgjigje disa pyetjeve që janë bërë në komente.
Kam jetuar në Shqipëri nga viti 1991 në 1994 dhe kam vazhduar që të udhëtoj në të gjithë Shqipërinë të paktën nga dy muaj në vit deri në fund të vitit 2002, ndonëse puna ime më ka dërguar shpesh në ish- Jugosllavi. Nuk jam një gazetar hotelesh: jam përballur me luftën e përditshme të shqiptarëve: nga detyra për tu ngritur që në orën 3 të mëngjesit për të mbushur ujë, deri tek ecja më këmbë për distanca të gjata.
Artikulli është shkruar pas zgjedhjeve të vitit 1991 (20 vjet më parë) dhe është publikuar vetëm disa vite më vonë. Bëhet fjalë vetëm për një kronikë dhe nuk shprehen idetë e mia politike: një gazetar duhet ti ndajë gjithmonë faktet nga opinioni.
Kush pyet për burimet, ju kërkoj që ta rilexoni: do të zbuloni që burimet- kur nuk flas në vetën e parë- janë të gjithë të cituar dhe të qartë, dhe e njëjta gjë vlen për burimet e pakontrolluara.
Në Rumani, Shqipëri, Hungari dhe Pragë, të ashtuquajturat revolucione kanë qenë vetëm grusht shteti, të organizuar nga brenda nga nomenklatura, në disa raste pikërisht për të shmangur revolucionet e përgjakshme. Ndoshta historia do të na tregojë se përse janë zgjedhur disa persona dhe jo të tjerë, për realizimin e ndryshimit të regjimit, por nuk është rasti për të bërë spekulime pa njohur faktet, dhe unë njoh vetëm ato që kam sjellë.
Mes komenteve, ndër të tjera thuhet se, por shyqyr që nuk e ka vrarë gazetarin italian. Pa marrë parasysh faktin sa i fortë është diskutimi politik, nuk është korrekte për të bërë krahasime mes Berishës dhe Hoxhës apo kujtdo diktatori tjetër gjakatar. Në Shqipëri kam rrezikuar jetën për të tjera gjëra, por nuk besoj se Sali Berisha kërkonte kokën time. Është e njohur që pushteti, kushdo qoftë, nuk e do shtypin që nuk e kontrollon dot, por vrasja është një tjetër gjë.
Merreni artikullin për atë që është: është kronikë e një episodi historik. Nuk mendoj që meriton vlerësime të tjera.
Në fund, titulli origjinal është ndryshe nga ai i paraqitur në përkthim: Tirana 1991, Duke pirë një kafe me zotin Berisha. Titujt shkruhen nga redaktorët, pasi lexojnë shkrimin dhe jo nga gazetarët që e kanë bërë atë. Në italisht, kuptimi i këtij titulli (me të cilin nuk pajtohem 100%) është ai i një interviste të qetë dhe relaksuese dhe jep përshtypjen se gazetari dhe i intervistuari janë ulur të qetë për të pirë një kafe, ndërsa flasin. Është një titull neutral, apolitik.
Opinionet pra, duhet të jepen në bazë të fakteve. Detyra e gazetarit është të bëjë të ditura faktet, ajo e lexuesve është të formojnë opinione. Opinionet pra, janë tuajat. Me mirëdashje.
Gentili signori,
sono rimasto molto sorpreso che un mio articolo di 15 anni fa peraltro già ripubblicato allepoca da molti quotidiani albanesi abbia acceso una discussione così animata.
Intervengo solo per precisare alcune cose e cercare di dare una risposta ad alcune domande che vengono poste nei commenti.
Ho abitato in Albania dal 1991 al 1994, e ho continuato a viaggiare per tutta lAlbania almeno due mesi lanno fino al 2002, sebbene il mio lavoro mi portasse spesso nella ex-Jugoslavia. Non sono un giornalista da albergo: ho condiviso le fatiche quotidiane di tutti gli albanesi: dal doversi alzare alle 3 di notte per prendere lacqua al viaggiare a piedi per lunghe distanze.
Larticolo è stato scritto dopo le elezioni del 1991 (venti anni fa) e pubblicato solo alcuni anni dopo. Si tratta soprattutto di una cronaca e non esprime le mie idee politiche: un giornalista deve sempre separare i fatti dalle opinioni.
A chi chiede le fonti propongo di rileggerlo: scoprirà che le fonti quando non parlo in prima persona sono tutte citate e chiare, e lo stesso vale per le voci non controllabili.
In Romania, in Albania, in Ungheria, a Praga le cosiddette rivoluzioni erano solo colpi di stato, golpe, organizzati allinterno della nomenklatura, in alcuni casi proprio per evitare delle sanguinose rivoluzioni. Forse la storia ci dirà perché sono stati scelti certi uomini anziché altri, per portare a compimento i cambi di regime, ma non è opportuno fare speculazioni senza conoscere i fatti, e io conosco solo quelli che riporto.
Tra i commenti si sostiene, inoltre, por shyqyr qe nuk e ka vrare gazetarin italian. Per quanto forte sia il disaccordo politico, non è corretto paragonare Berisha a Hoxha o a qualsiasi altro dittatore carnefice, semmai bisognerebbe approfondire il concetto di potere in relazione alla storia di ogni singolo paese, e come viene esercitato. In Albania ho rischiato la vita per altre cose, ma non credo proprio che Sali Berisha abbia mai chiesto la mia testa. E noto che il potere, qualunque esso sia, non ama la stampa che non può controllare, ma lomicidio è tuttaltra cosa.
Prendete larticolo per quello che è: la cronaca di un episodio storico. Non credo che meriti altra considerazione. Infine, il titolo originale è diverso da quello riportato nella traduzione: TIRANA 1991, BEVENDO UN CAFFÈ CON IL SIGNOR BERISHA. I titoli vengono scritti dalla redazione dopo aver letto larticolo, e non dal giornalista che ha scritto il pezzo. In italiano il significato di questo titolo (che non condivido al 100%), è quello di una tranquilla e rilassante intervista, e dà limmagine del giornalista e dellintervistato comodamente seduti a sorseggiare un caffè mentre parlano. E un titolo neutro, apolitico e che non rimanda a nessun fascismo.
Le opinioni, insomma, si devono ricavare dai fatti. Il compito del giornalista è divulgare i fatti, quello del lettore è formarsi unopinione. Le opinioni, quindi, sono le vostre.
Cordialità.
Franz Gustincich