E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha zgjedh mes Qirje Pollos dhe Spahiut, për të joshur Brukselin

Kryeministri Berisha duket se është vënë nën presion nga ministri i tij, Genc Pollo, për ta mbrojtur publikisht regjistrimin etnik të popullsisë. I gjendur mes popullaritetit të Aleancës Kuq e Zi dhe presionit të Pollos, që po etiketohet si Qirje Pollo nga opinioni publik, Berisha i është vërsulur drejtuesit ë AK me një fjalor të egër, duke sulmuar bashkë me të dhe presidentin e Republikës. Arsyeja përse Berisha sulmon egër AK përveç presionit të brendshëm nga Pollo është dhe tërheqja e vëmendjes nga kriza e tij me Brukselin. Një prononcim i tij anti-nacionalist pritet mirë në Perëndim, dhe në shkëmbim të defekteve të demokracisë Berisha ofron për Perëndimin rolin e xhandarit ndaj nacionalistëve shqiptarë. Kjo është një skemë e njohur e regjimeve autoritare, të cilat përpiqen të shpëtojnë nga deformimet e demokracisë ose me nacionalizëm ekstrem ose me të kundërtin e tij. Regjimet e Magrebit, si ai i Mubarakut apo Ben Alisë, mbijetonin pikërisht se luftonin grupet nacionaliste arabe dhe shkatërronin si kompensim demokracinë brenda vendit të tyre, por që tolerohej nga Perëndimi për shkak të dëgjueshmërisë së tyre. Edhe Berisha mes Qirje Pollos dhe Aleancës Kuq e Zi, zgjodhi qirjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›