E Diel, 1 Nëntor 2026

Te bashkuar ne luften kunder Asadit - Opozita siriane

Prej me shume se 40 vjetesh Rafik Shami jeton ne Gjermani por kur ai flet per Sirine behet gjithnje pak nostalgjik. Nuk eshte cudi autori nuk mund te shkele me ne vendin e tij. Qe kur familja e Al Asad-it percakton politiken siriane per Rafik Shamin nuk ka me vend ne Republiken e Sirise. Sepse ai i perket opozites politike atyre qe kritikojne me ze te larte regjimin dhe kerkojne liri Ne kemi qene nje republike shume rebele e mrekullueshme ne vitet 50-te qe une i kam perjetuar si i ri ... Ne nuk kishim asnje te burgosur politik ne jetonim te lire dhe nuk kishim frike nga qeveria edhe per te share secilin - Kjo ka qene Siria e femijerise dhe rinise sime. Dhe papritmas vjen nje regjim qe vjedh te gjitha lirite qe mua me dergon ne mergim prandaj une jam opozitar qe ne fillim.

Represioni e detyroi te emigroje

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rafik Shami

Debate politike nuk pati me ne Republiken siriane qe kur Hafez al-Asad babai i presidentit aktual kater dekada me pare erdhi ne pushtet me nje grusht shteti. Nje regjim nje parti ishte tashme deviza cdo gje tjeter ishte e ndaluar. Nje numer i sherbimeve te fshehta kujdesej qe askush te mos e kercenonte sundimin e Assadit. Kush donte te kritikonte emigronte ose perfundonte ne burg. Grupimet opozitare nuk kishin kurrfare shansi thote Heiko Wimmer ekspert per Sirine ne fondacionin shkenca dhe politika Ne klimen e shtypjes sic ka ekzistuar deri para pak kohesh ishte natyrisht e pamundur per opoziten qe te organizohej te merrte pjese ne nje diskutim politik te komunikonte e keshtu me rradhe. Asaj i eshte dashur te veproje ne grupe shume te vogla shpesh ne mergim.

Liri dinjitet dhe rrezimin e regjimit

Keshtu regjimi ruante kontrollin deri disa muaj me pare kur vala e protestave ne boten arabe u perhap edhe ne Siri. Demonstrata te vogla sporadike per lirine dhe te drejtat e njeriut u shtypen me gjak nga forcat qeveritare te sigurise. Zemerata ishte e madhe dhe coi ne protesta te reja ne te gjithe vendin. Joshua Landis ekspert per Sirine ne Oklahoma University ka konstatuar se disa grupe opozitare kane gjetur keshtu nje emerues te perbashket Per here te pare opozita ndjek nje linje te vetme dhe qendron tek ajo qe prej kater muajsh. Ajo do lirine dinjitetin dhe rrezimin e regjimit.

Megjithe keto kerkesa te perbashketa opozita siriane eshte e perbere nga shume grupime te ndryshme me programe krejtesisht te ndryshme. Vellazeria Myslimane por edhe parti ish-komuniste aktiviste te rinj parti etnike-kurde dhe pjese se ish-elites sunduese sunite bejne pjese ne te. Nje mozaik etnik dhe fetar qe reflekton popullaten heterogjene siriane. Dhe qe ndryshon ndjeshem nga shoqeria tuniziane dhe egjiptiane thote Joshua Landis Tunizia dhe Egjipti jane te bashkuar etnikisht ata jane nje popull me nje fe. Ne Egjipt ka disa kopte te krishteret egjiptiane. Ata perbejne rreth dhjete per qind te popullsise por nuk kane ndikim te madh politik. Siria nga ana tjeter eshte pak si arka e Noas nga secili lloj ka nga dy. Vendi eshte i ndare nga ana etnike dhe fetare.

Bildunterschrift Demonstrate ne Siri

Pikerisht kjo eshte ajo qe ia ben kaq te veshtire opozites te luftoje Bashar al-Asadin. Edhe ne qofte se grupet opozitare nderkohe jane disi te bashkuara. Shume siriane mbeshtesin ende presidentin e tyre ndersa te tjeret thjesht nuk kane reaguar thote Joshua Landis.

Frike nga lufta civile

Shkrimtari Rafik Shami pranon shume hapur se eshte me opoziten - dhe ndjek ngjarjet ne Siri nga Gjermania. Frika e tij me te madhe eshte se brenda opozites mund te kete lufte per pushtet. Ajo qe une shpresoj eshte qe ky debat te zhvillohet i qete. Sepse rreziku eshte gjithmone-ne nuk duam te jemi naive qe te perfundoje ne nje lufte civile.

AutorAnne Allmeling/Angjelina Verbica

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›