Te burgosurit VIP falin Bajramin ne Peqin
Peqin- Te "fortet" e Elbasanit, Dritan Kateshi dhe Taulant Balliu i kerkojne Allahut per Fiter Bajram qe t'i ndihmoje per te gjetur drejtesi. Ata jane shprehur te zhgenjyer nga drejtesia shqiptare per procesin qe kane zhvilluar ndaj tyre, ndersa dje se bashku me 200 te denuar te tjere qe vuajne ne burgun e Peqinit, jane falur se bashku. Ne perberje te besimtareve kane qene te denuar nga 5-25 vjet burgim, qe vuajne ne institucionin e sigurise se larte. Falja eshte kryer ne nje nga ambientet prane xhamise se ketij burgu, e ngritur posacerisht per besimtaret.
Te denuarit, mes te cileve edhe ata VIP, Balliu e Kateshi, te denuar perjete dhe shoke grupi, kane degjuar me interes fjalen e teologut Behaudin Gashi. Ne predikimin e mbajtur para besimtareve, teologu u ka kerkuar te denuarve qe te besojne ne Allah per nje te ardhme me te mire. "Ju jeni larg familjes dhe te dashurve tuaj. Vuajtja nuk duhet t'ju beje qe te shkaterroni veten tuaj, nuk duhet te bini ne pesimizem, por te besoni ne Allah. Ai do t'ju shpetoje nga e keqa dhe do t'ju beje qe ta doni njeri-tjetrin si vellezer. Edhe nje keshille tjeter. Vetem nje qendrim te mire para te madhit Zot", u shpreh teologu ne fjalen e tij. Behaudin Gashi ka uruar qe ne Bajramin e ardhshem te kete me shume besimtare te denuar, te cilet duhet te besojne ne Zot. Me pas te denuarit kane shijuar nje kokteil te pergatitur me kete rast. Drejtoria e burgut serviri nje meny te bollshme per te gjithe te denuarit me rastin e kesaj feste. Ne burgun e Peqinit ekziston nje xhami ku te denuarit besimtare falen sipas riteve te fese islame. Te njejten gje bejne edhe besimtaret e krishtere ne kishen qe ndodhet ngjitur. Sipas te dhenave te Drejtorise se burgut, nga viti ne vit eshte rritur numri i te denuarve besimtare. Madje sipas te njejtave burime, te gjithe te denuarit besimtare jane me te rregullt ne jeten qe kalojne ne institucion. Po dje, mbi 3500 besimtare myslimane ne Elbasan kane festuar Fiter Bajramin ne pallatin e sportit "Tomorr Sinani". Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, i uroi besimtaret per nje vit me te mire dhe te begate, per me shume paqe dhe dashuri mes njerezve.
Fatos Salliu