E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theret para klinikes mjeku neurolog

Nje person i paidentifikuar e ka sulmuar Kosta Kocin ne befasi pasi e ka thirrur per sqarim

Vlore- Nje person ende i paidentifikuar ka plagosur me thike mjekun neurolog, Kosta Koci pasditen e djeshme, ndersa ai gjendej para klinikes se tij private ne Vlore. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:35, perballe Poliklinikes, kur mjeku ka dale nga klinika e tij per te shkuar ne banesen e nje pacienti. Sulmi ka ndodhur brenda disa minutave dhe askush nuk ka pare agresorin. Trupi i pergjakur i mjekut 65 vjecar eshte gjetur prane nje autoveture, ndersa u dergua me urgjence per ne spitalin e qytetit, ku eshte ne gjendje te rende per jeten. Policia tha se i demtuari ka pasur njohje me autorin e dyshuar dhe ka shkuar per ta takuar, por eshte goditur disa here ne pabesi me mjete mprehese.

Ngjarja

Kalimtaret qe dalluan para Poliklinikes trupin e pergjakur te mjekut neurolog Kosta Koci i telefonuan policise rreth ores 17:35, ndersa ngjarja mendohet te kete ndodhur 3-5 minuta me pare. Gjate transportimit per ne spital, jane vene re plage te renda ne gryke dhe pjese te ndryshme te trupit. Policia tha se shkak i daljes nga klinika private e mjekut ishte kerkesa e nje pacienteje per ta vizituar ne shtepi, ndersa rruga e 65 vjecarit ka devijuar cuditerisht. Ai nuk i eshte drejtuar makines se tij, por ka ndaluar per te takuar nje person, emri i te cilit ka mbetur mister per hetuesit. Ne kete moment mendohet se ka ndodhur edhe sulmi me thike, kurse autori eshte larguar me shpejtesi nepermjet rrugicave te lagjes, duke humbur cdo gjurme.

Hetimet

I plagosuri Kosta Koci eshte eshte futur menjehere ne sallen e operacionit nga koleget e tij ne Ambulances Qendrore. Bluzat e bardha thane per gazeten "KJ" dje ne mbremje se jeta e 65 vjecarit neurolog eshte ne rrezik. Ne vendngjarje mberriti dhe nje grup ekspertesh te policise, ndersa grupet e gatshme krehen zonat ku dyshohej se ishte larguar autori. Burime policore thane se jane marre ne pyetje edhe disa deshmitare qe jane gjendur ne rruge dhe mendohet se kane pare plagosjen. Por aktualisht nuk ka nje piste konkrete nga ana e policise per rrethanat e krimit dhe motivet. Hetuesit po kerkojne neper kartela te gjitha vizitat e kryera nga Koci dhe problemet qe ai ka pasur me klientet qe ka vizituar, pasi dyshohet te jete hakmarrje e ndonje pacienti sulmi i djeshem. Kjo eshte edhe pista e pare e policise. Por duke qene se 65 vjecari eshte mjek neurolog, policia tha se nuk perjashton faktin qe autori te jete nje person me probleme mendore.

Asnje i ndaluar per krimin

Deri dje ne mbremje policia e Vlores nuk kishte ndaluar asnje te dyshuar per krimin ndaj mjekut neurolog Kosta Koci. Disa patrulla jane vene ne kerkim te te dyshuarve ne baze te verifikimeve ne kartelat e pacienteve. Hetuesit shpresojne qe nepermjet deshmive te zbardhin ngjarjen e rende dhe shpresojne ne permiresimin e gjendjes se mjekut per te mesuar emrin e agresorit. Ky eshte rasti i pare i sulmeve ndaj bluzave te bardha ne rrethin e Vlores.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›