Tragjedia, saracineska nuk funksionoi
BERAT- Rrjedhja e gazit te lengshem nga tubat percjelles mesohet se eshte bere shkak i tragjedise se ndodhur mesditen e se henes se fshatin Lapardha te Beratit, qe shkaktoi nje femije te vdekur dhe tre te plagosur rende. Policia e ka konsideruar ngjarjen si aksidentale, nderkohe qe aktiviteti i shitjes se gazit me pakice nga pronari Beqar Cani ka qene i licencuar nga organet perkatese. Vogelushja Artenisa Cani eshte percjelle dje nga gjysherit dhe te afermit per ne banesen e fundit. Sipas familjareve, gjendja shendetesore e dy prinderve te saj Beqar dhe Suzana Cani, vazhdon te jete teper e rende.
Hetimet
Burime te komisariatit te policise Berat bejne me dije se pas sigurimeve te provave ne vendin e ngjarjes dhe marrjes ne pyetje te deshmitareve, ka rezultuar se shperthimi i ndodhur ne piken e tregtimit te gazit te lengshem ka ardhur, si pasoje e nje pakujdesie gjate montimit te tubave per percjelljen e gazit te lengshem nga mjeti autobot drejt depozites se gazit qe ndodhej ne piken e tregtimi. Gjate kohes qe gazi transportohej nga autoboti drejt cisternes statike, mesohet se ka pasur rrjedhje te gazit ne nje nga saracineskat, c'ka dyshohet te jete bere me pas shkak i shperthimit. Policia beri te ditur se eshte bere sigurimi i provave ne vendin e ngjarjes, inspektimi i gjithe impiantit dhe territorit prane tij dhe paraprakisht ka rezultuar se gjithcka ka qene brenda rregullave, por pakujdesia nga personat qe kryenin shkarkimin beri qe te ndodhe tragjedia qe i mori jeten 9 vjecares dhe u plagosen rende dy bashkeshortet dhe drejtuesi i mjetit autobot Dashamir Agaj.
Rrefimi
Ndonese, ngjarja eshte konsideruar deri tani si aksidentale, e ardhur nga pakujdesia, mesohet se policia po punon per zbardhjen ne detaje te saj. Inspektore te organit blu kane mberritur prane repartit te djegies ne Qendren Spitalore "Nene Tereza", per te marre ne pyetje te plagosurit Cani dhe Agaj, gje e cila mesohet se nuk po realizohet per shkak te gjendjes se rende shendetesore te tyre. Nga verifikimet e bera ne aktivitetin e familjes Cani mesohet se ishte i licencuar per tregtimin e gazit natyral me pakice ne fshatin Lapardha. Nderkohe qe banore te ketij fshati shprehen te alarmuar rreth ngjarjes.
Maliq Gjeli, nje prej tyre, shprehet per gazeten se gati te gjithe banoret e fshatit furnizohen me gaz te lengshem ne piken e familjes Cani, por askush nuk e kishte menduar se do te ndodhte nje tragjedi e tille. Banori i fshatit tregon se ndodhej tek dyqani i tij, shume prane pikes se gazit, ne momentin e ngjarjes. "Pas shperthimit pashe drejtuesin e mjetit qe kerkonte t'i shpetonte flakeve. Ai kishte hequr rrobat e trupit ne flake dhe therriste per ndihme. Shkova menjehere duke e nisur me makine te rastit ne spital. Me pas u drejtova drejt pikes se gazit, ku sapo kishte mberritur policia dhe zjarrfikesja, duke menduar se do te ndihmoja", thote Maliqi per gazeten "KJ".
Kryekomunari
Nderkohe, kreu i komunes Otllak, ku ben pjese dhe fshati Lapardha, menjehere pas ngjarjes eshte interesuar per te demtuarit, duke mundesuar dhe dergimin e Beqar Canit, pronarit te pikes se gazit, ne drejtim te Italise per kurim me te specializuar nepermjet Ministrise se Shendetesise. Nderkohe, diten e djeshme, pasi ka ngushelluar familjaret per vdekjen e 9 vjecares, Maliqi ka pohuar se, "komuna ka marre persiper shpenzimet e funeralit per vogelushen dhe riparimin e demeve te shkaktuara ne piken e tregtimit". I pyetur nga gazeta ne lidhje me masat qe do te merren nga komuna per shmangien e te tilla tragjedive ai eshte shprehur se do te mbledh Keshillin e Komunes per te kaluar ne site, aktivitetet qe ndodhen ne territorin e komunes".