Të burgosurit vuajnë mungesën e ilaçeve dhe shërbimit mjekësor
Të burgosurit, përveç dënimit, vuajnë mungesën e ilaçeve dhe shërbimit mjekësor. Madje disa nga ata që janë pas hekurave janë mbartës së viruseve vdekjeprurëse si hiv/ AIDS apo sëmundje të tjera infektive. Mjekët infeksionist thonë se situata është problematike ku mungesa e higjenës dhe e mjekëve të specializuar kanë vënë në rrezik jetën e tyre. Pëllumb Pipero, Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë thotë se duhet ngritur një sistem survejimi për të vlerësuar situatën rreth përhapjes së sëmundjeve infektive në burgje.
Duke evidentuar rastet kur të burgosurit janë mbartës së sëmundjeve infesktive, autoritetet shëndetësore thonë se pranë burgjeve duhen mjekë të specializuara.
Për të parandaluar këto sëmundje, autoritete shëndetësore kanë nisur konsultat me homologët e tyre italian duke kërkuar edhe bashkëpunimin e ministrisë së Drejtësisë për të shtrirë projektet e tyre shëndetësore tek të burgosurit.