Të burgosurit zienin raki, izolohen sërish
Një ngjarje e rrallë dhe tejet e veçantë ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Lezhës ndërsa janë vënë në pranga tre të dënuar. Arsyeja ka qënë e thjeshtë dhe shumë e çuditshme, pasi tre të dënuarit zienin raki brnda ambienteve të burgut.
Mesa duket, të burgosurit, nuk shpenzonin shumë duke gjetur dhe krijuar në një ambient të thjeshtë ku të zienin pijen alkolike.
Mësohet se rakia zjiehej nga rrushi i mbledhur në burg. Sipas të dhënave të fundit për “Ora News”, të tre të burgosurit, janë të izoluar, ndërsa ata kanë menduar deri në detajin e fundit. Rrushi i sjellë nga familjarët po fermentohej në një kovë.