E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Kriza politike vazhdon, zile alarmi për politikën

TIRANË- Zgjidhja e krizës politike është një zile alarmi për politikën shqiptare. Apeli është bërë nga komisioneri europian për zgjerimin Stefan Fule. Në një intervistë të botuar sot në ëebsajtin e BBC në shqip, ai deklaron se ngrëci politik ishte shkaku që Shqipërisë iu refuzua statusi kandidat, ndaj zgjidhja e këtij ngërci duhet konsideruar si një urgjencë nga të dy palët e politikës shqiptare.

Sipas tij, barra më e rëndë e mospranimit të kandidaturës bie tek politika shqiptare. “Është mospërmbushja e njërit prej kritereve kryesore politike, kritereve të Kopenhagenit dhe është shumë i lidhur me ngërçin politik, i cili ndikon në punën e institucioneve demokratike si parlamenti.- tha Fyle.
E ndërsa lidhur me akuzat e ndërsjella mes mazhorancës dhe opozitës, ai u shpreh se përgjegjësia është e të dyja palëve. “Përgjegjësia bie mbi të dy palët, si në çdo demokraci. Kjo është prëgjegjësi e atyre që janë në qeveri, por dhe e atyre që janë në opozitë”.

I pyetur se cfarë duhet të bëjë Shqipëria që këtë vit përgjigjeja e Komisionit Europian të jetë pozitive, eurokomisioneri u përgjigj se politika shqiptare duhet të zgjidhë ngërcin dhe të përmbushë kriteret kryesore kyçe. “Ju lutem, merreni si një zile alarmi, sepse ngërçi politik po vazhdon dhe po ju shqetëson si juve, ashtu dhe neve, prej një kohë të gjatë.”- u shpreh Fyle. Ndërsa lidhur me Kosovën, eurokomisioneri u shpreh se korrupsioni dhe pastrimi i parave përbën njërin prej problemeve më të mëdha me të cilat po përballet Kosova dhe se duhet më shumë punë për të rritur bashkëpunimin mes Prishtinës dhe EULEX-it në këtë drejtim. Fyle i bëri gjithashtu një thirrje të drejtpërdrejtë për bashkëpunim Prishtinës dhe Beogradit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›