E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, gatishmëria e mjekëve shmangu rrezikun e jetëve njerëzore

04-01-2011 / Gazeta 55

Ndërrimi i viteve në Tiranë duket se nuk ka kaluar dhe aq qetë. Autoriteti Shëndetësor Rajonal në ditën e katërt të 2011 bën publik bilancin e natës së festës. Nga 3 auto-ambulancat e vendosura në sheshet më të populluara të kryeqytetit janë transportuar në spital 10 pacientë, 40 qytetarë të tjerë janë paraqitur për të kërkuar ndihmën mjekësore në Urgjencën e Tiranës, ndërkohë që 27 raste janë dërguar për një ndihmë më të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Liljana Ramasaco, ka përfituar nga ky rast për t’u drejtuar apelin e saj qytetarëve të Tiranës, që ata ndihmën e parë mjekësore ta kërkojnë në poliklinikat pranë zonave ku banojnë, ku sipas Ramasacos nuk mungon shërbimi i kualifikuar. Një ndër objektivat kryesore të reformës në shëndetësi është kthimi i besimit të qytetarëve tek mjeku i familjes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›