Te cmendur pas kontinentit te vjeter
Vitin e kaluar Evropa shenoi 489 milione turiste, saktesisht 53 per qind te te gjitha udhetimeve turistike ne bote. Ne Moske, ku nata kalohet me shtrenjte se kudo, ka pasur me se shumti turiste, ndersa Kina u be destinacioni i katert turistik ne bote. Madje shtate qytete evropiane gjenden ne listen e 20 destinacioneve, sipas te ardhurave nga dhoma e hotelit ne dispozicion. "Rritje me te shpejte te ardhurave per dhome shenojne destinacionet e Lindjes se Afert", thuhet ne raportin e firmes revizionuare-keshilluese Deloitte. Trendet globale ekonomike demtuan hotelerine evropiane, qe vitin e kaluar shenoi renie te ardhurave nga dhoma per hotel deri ne 5 per qind. Industria globale turistike shenoi ngadalesim gradual te shtimit gjate vitit 2008, sidomos ne pjesen e fundit. Por pavaresisht nga keto ngadalesime, hoteleria ne shume qytete ne bote realizoi rezultatet te mira afariste. Sipas te dhenave te Organizates Boterore te Turizmit, ne gjysmen e pare te vitit 2008, turizmi ne nivel boteror shenoi rritje per 5 per qind. Por qe nga fundi i veres e ketej, disponim i turisteve ndryshoi dukshem, ndersa turizmi filloi te ndjente pasojat negative. Prandaj ne vitin 2008 shikuar ne pergjithesi, turizmi shenoi rritje per gjithsejte 2 per qind. Fjala eshte per renie te dukshme krahasuar me vitin 2007, kur turizmi ne nivel boteror arriti rritje per 7 per qind dhe numer rekord te turisteve prej 924 milione. Rreth fundit te vitit te kaluar, Evropa dhe Azia shenuan rritje te te ardhurave per dhome gjithsej 2 per qind, ndersa ne Amerike rritja shkoi deri ne 1,6 per qind. Rritje shenuan edhe Amerika e Mesme dhe Jugore (14,5 per qind) dhe Lindja e Afert (18,3 per qind). "Strategjia e industrise turistike per kete vit eshte strategjia e mbijeteses. Qe kredite te jene perseri te arritshme, shtete turistike do te duhej te investojne ne zhvillimin e infrastruktures turistike, perfshire edhe zgjerimin e kapaciteteve te porteve ajrore dhe hoteleve", tha Alex Kyriakidis, partner global i Deloitte per turizem. Turizmi ne Lindjen e Afert perseri eshte ne ngritje me te shpejte se ne cilindo pjese tjeter te botes. Numri i turisteve te cilet vizituan shtete e Lindjes se Afert u shtua per 11, 3 per qind. Rajoni i Mesdheut vitin e kaluar shenoi 179 milione turiste, ndaj vetem ne kete rajon jane 19,4 per qind e udhetimeve turistike ne bote.
20 vendet me turizem me te larte
Moska 1 250 10.5%
Dubai 2 237 1.0%
Gjeneva 3 231 19.1%
Abu Dhabi 4 231 46.3%
New York 5 226 0.5%
Paris 6 208 10.2%
New Delhi 7 197 -1.3%
Doha 8 197 25.2%
Londra 9 183 20.3%
Muscat 10 176 31.1%
Riyadh 11 174 24.9%
Venecia 12 174 -10.4%
Cyrih 13 170 16.4%
Tel Aviv 14 166 24.2%
Singapor 15 164 14.2%
Mumbai 16 164 -11.1%
Stamboll 17 159 23.5%
Manama 18 159 17.9%
Tokio 19 154 14.2%
Hong Kong 20 151 3.4%
20 vendet me turizem me te larte
Moska 1 250 10.5%
Dubai 2 237 1.0%
Gjeneva 3 231 19.1%
Abu Dhabi 4 231 46.3%
New York 5 226 0.5%
Paris 6 208 10.2%
New Delhi 7 197 -1.3%
Doha 8 197 25.2%
Londra 9 183 20.3%
Muscat 10 176 31.1%
Riyadh 11 174 24.9%
Venecia 12 174 -10.4%
Cyrih 13 170 16.4%
Tel Aviv 14 166 24.2%
Singapor 15 164 14.2%
Mumbai 16 164 -11.1%
Stamboll 17 159 23.5%
Manama 18 159 17.9%
Tokio 19 154 14.2%
Hong Kong 20 151 3.4%