Kerkesat per OKB-ne
Nga Zijadin Gashi
Autoritetet ne Prishtine presin qe Keshilli i Sigurimit te njohe realitetin e ri ne Kosove dhe t'i jape fund misionit te UNMIK-ut. Ata vleresojne se UNMIK-u nuk mund te funksionoje me ne Kosove, kur atje jane krijuar institucionet e shtetit te pavarur e sovran.
Institucionet dhe perfaqesuesit politike te Kosoves presin nga Keshilli i Sigurimit te miratoje kerkesen kosovare per t'i dhene fund misionit te UNMIK-ut. Sipas perfaqesuesve ne Prishtine, administrata e Kombeve te Bashkuara ka luajtur nje rol te rendesishem qe nga qershori i vitit 1999 e kendej, por tash ne Kosoven e pavarur dhe ne kohen e pranise se misionit te EULEX-it, UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 shihen si te teperta per rrethanat e reja te krijuara. Zedhenesi i presidentit te Kosoves, Xhavit Beqiri, vlereson se ne rrethanat e reja ne Kosove, UNMIK-u nuk mund te funksionoje, pasi qe jane institucionet vendore ato qe duan ta udheheqin dhe ta marrin ne duart e tyre fatin dhe te ardhmen e Kosoves. "Presidenti Sejdiu disa here ka bere thirrje qe misioni i UNMIK-ut te permbyllet; te permbyllet si nje mision i suksesshem, i cili ka bere pune te rendesishme ne Kosove. Ne rrethana te reja ne Kosove, sidomos pas pavaresimit te saj dhe njohjes se gjere nderkombetare te Kosoves, kerkohet qe institucionet e vendit te kerkojne dhe marrin pergjegjesite ne duart e veta dhe te vendosin per fatin e vendit", tha Beqiri.
Edhe lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, thote se UNMIK-u eshte dashur qe nga shpallja e pavaresise ta konsideroje te permbyllur misionin e vet ne Kosove. Sipas Haradinajt, OKB-ja mund te ruaje nje prezence ne Kosove, por pa pergjegjesi ekzekutive e administrative. "Ne jemi deklaruar me kohe se UNMIK-u, me 17 shkurt 2008, e ka permbyllur misionin e vet. Eshte per keqardhje pse vazhdon te mbetet gjendja e tille cfare eshte. Duhet ta permbylle misionin e formes cfare e ka pasur". "Por, nese OKB-ja eshte e interesuar t'i percjelle zhvillimet ne Kosove me ndonje prezence monitoruese ose me ndonje prezence te ekspertizes se caktuar, ne e mirepresim, sepse synojme te jemi anetare e OKB-se. Ne mbledhjen e KS-se, mendojme se eshte mire qe definitivisht po prezantohet situata e re ne Kosove", thote Haradinaj.
Po ashtu, edhe Qeveria e Kosoves pret qe vendet anetare te Keshillit te Sigurimit ta kuptojne rendesine e shfuqizimit te Rezolutes 1244. Zedhenesi i Qeverise, Memli Krasniqi, thote se shfuqizimi i kesaj rezolute nuk e implikon misionin e EULEX-it, i cili po ashtu eshte vendosur ne Kosove me 1244-shin, pasi qe ky mision eshte ftuar nga Prishtina zyrtare dhe ka miratimin e Bashkimit Evropian. "Me e mira do te ishte qe Rezoluta 1244 te abrogohej apo zevendesohej nga nje tjeter. Por, sidoqofte, vlera e saj tashme absolutisht eshte inekzistente, sepse realiteti ne terren eshte krejt tjeter". "EULEX-i eshte ketu me ftesen e institucioneve te Kosoves; mandati i EULEX-it buron nga plani i perbashket i veprimit i Bashkimit Evropian dhe nga Kushtetuta e Kosoves dhe nuk eshte e mundur qe asnje mision qe funksionon ne Kosove, te jete indiferent ndaj ketyre fakteve", tha Krasniqi.
Kerkesa e kosovareve per t'i dhene fund UNMIK-ut shprehet permes ministrit te Jashtem, Skender Hyseni, i cili perfaqeson Kosoven ne sesionin e Keshillit te Sigurimit. Kjo eshte potencuar edhe ne raportin e Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki Moon, i cili thote se Prishtina insiston ne fundin e UNMIK-ut dhe moszbatimin e Rezolutes 1244 per t'i dhene hapesire funksionimit te shtetit te Kosoves.
RFE