EULEX (s') aplikon ligjet serbe
Nga Albana Isufi
Zyrtare te EULEX-it thone se Yves de Kermabon eshte keqinterpretuar, kur eshte cituar te kete thene se EULEX-i eshte duke kerkuar nje zgjidhje pragmatike ne lidhje me ligjet e aplikueshme dhe se per kete ceshtje eshte i gatshem te marre ne konsiderate te gjitha propozimet, duke perfshire edhe ato qe degjohen nga Beogradi, per te zbatuar ligjin serb ne pjesen veriore te Kosoves. Zedhenesi i EULEX-it, Kristophe Lamfalussy, tha dje se ajo qe ka deklaruar Kermabon gjate vizites ne Beograd, "eshte larg se theni se ligjet serbe duhet te aplikohen ne veriun e vendit". Por, nga pergjigjet origjinale te derguara nga Lamfalussy, Kermabon - i pyetur nese eshte i hapur per te gjitha mundesite ne lidhje me aplikimin e ligjeve, citohet te kete thene: "Jam i hapur per te gjitha mundesite qe jane ne pajtueshmeri me gjyqesorin, ne menyre qe te kemi nje drejtesi te pavarur, e cila punon per interesin e popullates". Ne te vertete, ligjet e aplikueshme mbesin nje problem ne vete per misionin evropian ne Kosove. Derisa institucionet e Kosoves insistojne qe te perdoren vetem ligjet qe burojne nga Kushtetuta e Kosoves, zyrtaret e EULEX-it preferojne te heshtin dhe te mos deklarohen qarte ne lidhje me kete ceshtje. Nderkohe, ligjvenesit kosovare nuk dine sakte se cfare ligjesh po aplikon EULEX-i. Nait Hasani, nga Grupi Parlamentar i PDK-se, beson se misioni evropian eshte duke leshuar pe dhe ne veri po aplikon ligjet serbe. "Ligjet serbe ne veri jane aplikuar deri me tani, jane ende te aplikueshme dhe po aplikohen ne veri, edhe nga EULEX-i", thote Hasani, te cilin per kete ceshtje e ben te besoje mosprania e gjyqtareve shqiptare ne gjykatat qe gjenden ne veriun e vendit.
Ne raportin e tij te fundit, qe u eshte derguar anetareve te Keshillit te Sigurimit, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon, ka thene se EULEX-i po vepron brenda kornizave te Rezolutes 1244 dhe nen autoritetin e plote te OKB-se. Ai po ashtu ka saktesuar se ne lemin e drejtesise, perfaqesuesi i tij special ka ndermarre hapa per te siguruar qe caktimi i gjykatesve dhe prokuroreve te EULEX-it te behet nen autoritetin e tij dhe ne perputhje me ligjet e aplikueshme nen Rezoluten 1244. Deputeti nga radhet e Aleances Kosova e Re, njeheresh ekspert per ceshtje ligjore, Riza Smaka, thote se EULEX-i esencialisht, deri me sot, po vazhdon politiken e UNMIK-ut. "Realiteti eshte ky - sipas Banit, UNMIK-u eshte ai qe duhet te jete institucion valid, legal, i instaluar nderkombetarisht ne Kosove, ndersa EULEX-i nuk e ka mbeshtetjen e KS te OKB-se. Kesisoj, deri me tash edhe po veprohet ne kete hierarki: UNMIK-u i pari, EULEX i dyti dhe EULEX ne funksion te realizimit te dispozitave, provizioneve juridike te UNMIK-ut", u shpreh Smaka. Ligjvenesit kosovare thone se kane kerkuar qe ne Kosove te gjeje zbatim vetem Kushtetuta. "Ne kemi kerkuar edhe si Kuvend, edhe si Grup Parlamentar i PDK-se, por edhe si Qeveri, edhe nga kryeministri, edhe nga presidenti, te kerkojne nga EULEX-i qe vetem Kushtetuta e Republikes se Kosoves dhe ligjet e Republikes qe dalin nga Kushtetuta, te zbatohen ne Kosove, ne gjithe territorin e saj, sepse edhe pjesa veriore eshte pjese e Kosoves", thote Nait Hasani.
Ne anen tjeter, Rzia Smaka, thote se aplikimi i ligjeve nga ana e EULEX-it eshte politizuar. "Natyrisht, ketu kemi te bejme me ceshtje politike. Ka kompromise joparimore, inkonsistente. Nese do te shkohej sipas parimit te legalitetit, EULEX-i do te duhej te ushtronte monitoringun dhe mentoringun, t'i aplikonte aktet ligjore te miratuara konform propozimit te Ahtisaarit", tha Smaka.
Kreu i misionit evropian per sundimin e ligjit, Yves de Kermabon, ka pranuar se EULEX-i ne Kosove vepron ne baze te Rezolutes 1244. Ekspertet per ceshtje ligjore thone se kjo situate konfuze do te vazhdoje deri ne kohen sa nuk shfuqizohet Rezoluta 1244. Nderkohe, me kornizat e ndryshme ligjore ne fuqi, shnderrimi i Kosoves ne nje shtet ligjor, per te cilin lypset ndihma e EULEX-it, sipas eksperteve, duket te jete i larget.