Të dalësh jashtë kontrollit nga operacionet plastike

Kristina, kur ishte 15 vjeç dhe pas operacioneve plastike
Kristina Rei ka shpenzuar 4.000 paund britanikë për të vendosur silikon në buzët e saj, ndërsa thotë se kërkon ti fryjë ende.
Ajo ka bërë rreth 100 ndërhyrje për të arritur tek pamje që shihni në foto. Kristina, shkruan The Sun është inspiruar nga personazhi i filmave me kartona, Jessica Rabbit.
Unë mendoj se dukem fantastike- thotë ajo, duke shtuar se e adhuroj Jessica Rabbit dhe buzët e saj. Unë mendoj se ajo është femra perfekte

Personazhi i saj i preferuar, Jessica Rabbit
Kristina, i cili pranon se është tashmë e varur nga operacionet plastike, kërkon të fryj edhe më shumë buzët si dhe të kryej ndërhyrje edhe në pjesë të tjera të fytyrës.
“Kjo më bën të lumtur. Ndonjëherë njerëzit më flasin në rrugë, sa buzët e mëdha, por kjo nuk më bezdis- thotë ajo.
Kristina kërkon të shkojë më në ekstrem, duke kërkuar të duket ekzaktësisht si personazhi i saj i preferua në filmat me kartona.