Ankohen të sëmurët, QSUT pa ngrohje
23/11/2011 Zvarritjet në realizimin e tenderave për lëndën djegëse mbajnë peng funksionimin e ngrohjes
Në ambientet e dhomave të shtrimit përveç të ftohtit mbizotëron edhe lagështia dhe myku.
Krahas mungesës së barnave, pacientët e shtruar në pavijonet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, së fundmi po përballen edhe më të ftohtin, pasi sistemi i ngrohjes nuk është vënë ende në punë. Ulja e temperaturave ka detyruar pacientët që t’u drejtohen mjeteve rrethanore për të siguruar ngrohjen e dhomave të tyre, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore. Ankesat e pacientëve prej të ftohtit kanë mbërthyer pothuajse të gjitha pavijonet e kësaj qendre spitalore prej ditësh. Shkak për mosvënien në punë të ngrohjes, sërish janë bërë vonesat dhe zvarritjet në realizimin e tenderëve përkatës, nëpërmjet të cilëve sigurohet edhe lënda djegëse për kaldajën.
Ndonëse janë tejkaluar të gjitha afatet e përcaktuara, tenderët që sigurojnë lëndën djegëse për vënien në punë të sistemit të ngrohjes ende nuk kanë nisur të bëhen, çka do të thotë se pacientët do të duhet të sigurojnë vetë ngrohjen, sikundër ka ndodhur rëndom gjatë viteve të fundit. E sikur kjo të mos mjaftonte, nisja e shirave ka riaktivizuar mykun e lagështirën nëpër tavanet e dhomave të shtrimit. Pavarësisht deklaratave të bëra, gjendja në spitale vijon të mbetet e mjerueshme, pasi në çdo rast pacientët dhe familjarët e tyre duhet të kujdesen vetë për gjithçka. Kushtet e shtrimeve janë tepër të dobëta, lagështira dhe myku duket se edhe për këtë vit do të jenë bashkëshoqëruesit e trajtimeve për pacientët. Mjekët nën zë pohojnë se lagështira dhe myku që ka mbërthyer tavanet e mureve, (në të cilat prej kohësh nuk është ndërhyrë), po shtojnë kohën e qëndrimit të pacientëve nëpër spitale. Problematike mbeten edhe hyrje-daljet e vazhdueshme e të pakontrollueshme të familjarëve të pacientëve, të cilët mund të shtojnë gamën e infeksioneve në ambientet e shtrimit. Megjithatë, mjekët pohojnë se situata mund të rëndohet edhe më shumë gjatë ditëve të ardhshme, pasi ulja e temperaturave ndikon në riaktivizimin e komplikacioneve shëndetësore veçanërisht tek të sëmurët kronikë dhe moshat pediatrike. Prej disa javësh urgjencat po përballen me një fluks të lartë pacientësh, si rrjedhojë e përhapjes masive të virozave dhe gjendjeve të para gripale.
Kriza e stërzgjatur e barnave
Përveç kushteve shumë të dobëta, prej muajsh të tërë pavijonet në këtë qendër spitalore po përballen edhe me një mungesë të theksuar barnash. Ndonëse janë realizuar një pjesë e tenderëve për sigurimin e barnave të listës bazë, pacientët vijojnë të sorollaten nëpër dyert e farmacive private për të siguruar medikamentet për trajtim, pasi farmacia në spital nuk i disponon. Ndër shërbimet më problematike edhe në këtë rast situata paraqitet të jetë pranë onkologjikut, ku mungesa e citostatikëve për trajtimin e sëmundjeve kanceroze është e theksuar. Ky pavijon klasifikohet si më problematiku, edhe për faktin se kur bëhet furnizimi me barna, është ndër të parët që i mbaron brenda një kohe shumë të shkurtër, duke i detyruar pacientët t’u rikthehen faturave të kripura të privatit. Por me këtë mungesë të stërzgjatur barnash përballen edhe pavijonet e tjera, si të sëmundjeve të brendshme, kirurgjisë, urologjisë, pediatrisë etj.
Fluks virozash në urgjenca
Ndryshimet e temperaturave janë shoqëruar me shtimin e komplikacioneve shëndetësore të shfaqura jo vetëm tek të vegjlit, por në masë edhe tek më të rriturit. Pjesa dërrmuese e pacientëve të paraqitur në urgjencat kanë manifestuar shqetësime të virozave dhe alergjive stinore, ku më problematiket janë shfaqur infeksionet e aparatit të frymëmarrjes, të cilat në shumë raste janë shoqëruar me temperaturë të lartë dhe gjendje kolle, por nuk kanë munguar as rastet e para të gripit. Ndër më të rrezikuarit vijojnë të mbeten fëmijët e vegjël, ku pranë pediatrisë janë regjistruar rreth 200 urgjenca në ditë, si dhe të moshuarit që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike. Simptomat karakteristike të këtyre virozëve, sipas mjekëve, kanë të bëjnë me teshtima, dobësi trupore, temperaturë të lartë, veçanërisht tek fëmijët, bllokim e kullim hundësh, dhimbje fyti, muskujsh, humbje përqendrimi, rrufë, dhimbje koke, mungesë oreksi etj. Këto komplikacione mund të zgjasin nga katër deri në pesë ditë, më pas vijon rënia e tyre nëpërmjet zbutjes së simptomave deri në zhdukjen e tyre, me përjashtim të kollës, e cila zgjat më shumë. Për rastet kur pacienti kalon më shumë se pesë ditë pa simptoma të përmirësuara, atëherë duhet treguar kujdes i veçantë duke kryer analizat dhe vizitat përkatëse tek mjeku specialist, pasi mund të rrezikojnë kalimin në ftohje të rënduara. Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat shëndetësore, gjatë javës që lamë pas mbi 13 mijë persona kanë kërkuar ndihmën, pasi ishin prekur nga virozat e stinës, situatë e cila pritet të rëndohet më shumë në muajin dhjetor.