Këpucët e Zonjës së Parë turke lënë pa fjalë mbretëreshën Elizabetë
Pavarësisht elegancës së përkryer dhe sjelljes së përmbajtur me të cilën shfaqet në takimet publike, mbretëresha e Anglisë nuk ka mundur ta fshehë habinë para gafës në veshjen e bashkëshortes së presidentit turk.
Gjatë takimit me Abdullah Gyl, mediat kanë kapur habinë e mbretëreshës Elizabeta kur ka parë këpucët e bashkëshortes së Gyl, Hairunisa. 
Zonja e Parë e Turqisë mbante një veshje serioze dhe në përputhje me traditën myslimane, por nuk ka mundur tu rezistojë tendencave të fundit, duke i shtuar veshjes një palë këpucë me taka shumë të larta.
Fotoja justifikon më së miri thënien: Një foto vlen sa 1000 fjalë.