E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dërgosh vajzën me studime është punë e vështirë....

Një studente në Stamboll i telefonon babait të saj në Ankara:
- Baba! Mirëdita. Jam unë Lale...
- Ooooo. Vajza ime e dashur. Pa hë, si të kam?
- Lëre mos e pyet babush. S’jam fare në qejf.
- Pse? Ka ndonjë problem?

Vajza fillon të qajë, ndërsa babai po çmendet nga mërzia dhe kurioziteti.

- Po ç’ka ndodhur moj bijë, pa më trego.
- Murati u largua nga shtëpia. Do të divorcohet.
- ǒshtëpi moj??? ǒdivorc??? Kur je martuar ti që po divorcohesh tani???
- Ke parasysh atë drogaxhiun që s’të pëlqente fare? Unë u martova me të.
- Punë të bukur paske bërë, qelbësirë. Nejse, s’kemi ç’ti bëjmë tani. Ta çojë çështjen në gjykatë dhe divorcohuni urgjentisht.
- Të divorcohemi, por ai kërkon 10 mijë dollar nga unë. Po nuk ia dhashë, do t’u dërgojë të gjithëve në internet fotografitë nudo që kemi nxjerrë kur shkonim mirë.
- Ptuuu, e paturp! Paske nxjerrë dhe foto nudo.
- Por babush, ai ishte bashkëshorti im. Ku ta dija unë se do më bënte një poshtërsi të tillë.
- Mirë! Çfarë ndodhi ndodhi tani. Nesër do të të nisë me transfertë paratë. Pasdite shkon dhe i tërheq nga banka, pastaj merri ato fotografitë e ndyra dhe digji.
- Faleminderit baba. Ëëëëë.... Shiko... kam nevojë edhe për nja 2 mijë dollarë për abortin.

Babai fillon të përkeqësohet. Me një zë të mbytur flet:

- Abort??? Paske ngelur shtatzënë dhe nga ai fytyra?
- Në fakt nuk e kam me atë... Ishte një zezak... Prandaj po ndahemi...

Babait gati sa nuk i bien të fikët. I rritet pulsi, i bie tensioni dhe flet duke rënkuar:

- Ne të dërguam atje për të studiuar. Kurse ti shiko se ç’paske katandisur. O Zot i madh ç’na gjeti. Sapo të mbarosh shkollën do kthehesh urgjentisht në Ankara, se për ndryshe t’i theva brinjët.
- Po të duash kthehem menjëherë babush. Unë jam prejashtuar vjet nga shkolla.

Babai merr broken me ujë që ka në tavolinë dhe e derdh në kokë që të mund të vijë në terezi dhe të vazhdojë të flasë:

- Qënke prejashtuar nga shkolla ëëëë? Po ne sikur do punonim bashkë si avokatë moj qelbësirë. Po hajde njëherë ti këtu se ta tregoj unë ty, di unë se ç’do të të punoj. Nuk do të të lë të hedhësh hap jashtë shtëpisë. Madje do të të martoj me të parin që do të të kërkojë.
- Ajo është punë e vështirë baba. E di ti tani që është bërë modë që para martese bashkëshortët kërkojnë raport mjekësor nga njëri-tjetri. Dhe unë nuk besoj se do paraqes ndonjë raport të pastër.
- O Zot po çmendem... Paske dhe sëmundje seksuale ëëë.... Jam i sigurt që e ke nga ai Zezaku.
- Kishte shokë shumë të pisët ai, nuk e di tani se nga cili e kam marrë.

Dëgjohet një zhurmë rrëzimi. Babai e humbet toruan për një kohë të shkurtër, por e mbledh veten shpejt dhe kap përsëri telefonin.

- Sonte do të nis dajën urgjentisht atje të të marrë. Ma jep adresën shpejt…
- Jam në Rajonin e Policisë Nr. 2. Kur të vijë të ketë dhe ca lekë me vete për lirimin tim.
- Rajon Policie??? Moj qelbësirë edhe në rajon përfundove? ǒke bërë?
- Dje isha shumë e mërzitur, piva shumë. Mora një makinë me qera dhe dola xhiro. Ashtu e dehur ia futa një dyqani mishi. Shyqyr që nuk vdiq njeri. Kam përshtypjen se duhen paguar firma e makinave me qera dhe i zoti i dyqanit.

Përkeqësimi i babait nuk mund të përshkruhet më, është bërë që lëre mos e pyet. Bie një heshtje e shkurtër në telefon, pastaj vajza e merr prapë fjalën:

- Babush, mos u mërzit të lutem. E gjitha kjo ishte një shaka. Unë të mora në telefon vetëm për të të thënë që kam ngelur në klasë...

Babai gëzohet jashtë mase:

- Po s’ka gjë zemra ime, mos e vrit mendjen. E ç’na qenka shkolla? S’ka fare rëndësi. Të jesh mirë ti, pa të tjerat...!!!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›