E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dhënat personale, Çabej: Kujdes kur plotësoni formularët

Nëse komunikimin në celular e shohim si të nevojshëm në të përditshmen tonë, harrojmë të mendojmë edhe rreziqet që sjell. Madje, tregohemi neglizhentë se si do të përdoren të dhënat tonë personale pasi kemi plotësojmë formularë e apo cv për punë e deri prerjen e një bilete udhëtimi.

Komisionerja për mbrotjen e të dhënave personale Flora Çabej e ka parë me shqetësim mënyrën se si funskionojnë institucionet në kërkimin e numrit të celularëve dhe sa lehtë mund të gjenden dhe të dëmtohen këto të dhëna.
 

Për këtë arsye komisioni për mbrotjen e të dhënave personale ka firmosur një marrëveshje me AKEPIN për rishikimin e kuadrit ligjor për sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale dhe komunikimit elektronik. Në rast moszbatimi komisionerja ka të drejtën të kërkoj heqjen e licensës për kompanitë celulare.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›