E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trotuaret e Korçës pushtohen nga tregëtarët ambulantë

Trotuaret e qytetit të Korçës pushtohen nga tregëtarët ambulantë. Megjithë tentativat e vazhdueshme të policisë bashkiake për të mos lejuar bllokimin e trotuarëve dhe bashkë me të pengimin e një lëvizje normale të kalimtarëve, përsëri fenomeni vazhdon të jetë në rritje.

Shitës duhani, këpucarë, shitës bananesh, veshjesh dhe gjithçka tjetër i sheh në këto trotuarë në zemër të qytetit juglindor të vendit.
 

Policia Bashkiake bën me dije se do të vihet sërish në veprim për të ndërmarë aksione për të mos lejuar këtë lloj pushtimin e trotuareve për ti përqëndruar tregëtarët në vendet e përcaktuara për ta.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›