Të diplomuar për maskaralogji
Kam disa ditë që ndodhem në Itali dhe po çmeritem me zhurmën që paska bërë këtu diploma e blerë në Shqipëri e Renzo Bossi-t. Është kthyer në barcaletën e ditës. Në një emision special të LA 7, që zgjati tre net, Quello che non ho (Ajo që nuk kam), drejtuar nga Fabio Fazio dhe Roberto Saviano, me të ftuar të nivelit më të lartë të kulturës italiane, ajo u përmend nga tre të ftuar. Në të tria rastet roli i Shqipërisë ishte ai i krahasimit me atë më të keqen e mundshme. Pak a shumë, po të perifrazoja një barcaletë të shpikur në kohën e komunizmit për tu tallur me filmat kinezë të kohës së Revolucionit Kulturor (me një konotacion edhe racist), humori ishte i tipit: ka studentë të mirë, shumë të mirë dhe të mrekullueshëm: ka studentë të këqij, shumë të këqij dhe të diplomuar në Shqipëri. Aq sa, të them të drejtën, ndonëse, sikurse më njeh edhe lexuesi, nuk ushqej ndjenja nga ato të krenarisë kombëtare, më kapi një lloj inati jo vetëm me këta tanët që na shtuan edhe këtë damkë, sikur të mos na mjaftonin ato të trafikantit të drogës e prostitutave dhe mafiozit, por edhe me italianët. Fillova tu shpjegoj atyre që njoh, ku të mundja, se këto lloj maskarallëqesh i kemi mësuar prej tyre, duke filluar që me Berluskonin dhe berluskonizmin, se ne, për shembull, nuk kemi pasur më parë biznesmenë që bëheshin edhe pronarë mediash, edhe presidentë klubesh futbolli, edhe aspirantë për Kryeministër, paçka se pastaj, nga injoranca dhe naiviteti, këto figura i kemi çuar deri në karikatura.
Nejse, le ti kthehemi emisionit në fjalë. Ajo që më mbeti në mendje nuk qe një humor i Paolo Rossi-t kur bëri një rrimë të tipit laurea in economia/ Albania, as ironia therëse e Travaglio-s, që, për të fshikulluar të vetët, përdori laurean e Kristalit si fundin e botës, por një monolog i gjatë i komikes Luciana Littizzetto.
Emisioni i Fazio-s dhe Saviano-s u dedikohej fjalëve. Çdonjëri nga të ftuarit e shquar kishte zgjedhur një fjalë: dikush fjalën përgjithmonë, dikush fjalën fletore, dikush fëmijë, dikush koha, dikush bashkëjetesa, dhe zhvillonte pastaj një monolog të shkurtër përpara publikut rreth asaj se çfarë i evokonte kjo fjalë. Letizeto, si komike që është, kishte zgjedhur fjalën stronzo, që në shqip nuk është lehtë të përkthehet, por për mua përkthimi më i mirë është maskara. Gjatë lakimeve dhe stërlakimeve të stronzo-s, Littizzetto, midis të tjerave, arriti edhe te Shqipëria jonë e diplomave universitare. Dhe si arriti? Filloi në fillim të shpjegojë se, që të bëhesh stronzo, d.m.th. maskara, duhet që në një fazë më të hershme të jesh cretino. Këtu kam një problem me përkthimin shqip të kësaj fjale, jo aq pse smund tia gjej një fjalë – e para që më vjen në mendje është budalla, – por sepse Littizzetto përdori më pas edhe një fjalë tjetër, të cilën unë, me të parën, do ta përktheja përsëri budalla: fjalën scemo. Që tia shpjegoj lexuesit në italisht se pastaj, dora-dorës, mund tua gjejmë edhe një përkthim më të saktë fjalëve në shqip Littizzetto tha se, për të kaluar në shkallën e stronzo/maskarait duhet që, më parë, të jesh në nivelin e cretino-s. Pra cretino-ja, nëpërmjet studimeve dhe arritjeve në jetë, arrin të ngjitet në nivelin e stronzo/maskarait. Ndërkaq, tha ajo, janë edhe scemo-t, të cilët, sado të përpiqen, nuk e marrin dot kualifikimin në cretino që pastaj të mund të laureohen në stronzo/maskara dhe këtu, vini re çfarë tha: Edhe sikur të marrin një laurea në Shqipëri. Pra, sipas saj, një scemo, edhe sikur të marrë një laurea në Shqipëri, nuk arrin dot të bëhet cretino, që të mund të ngjitet pastaj në nivelin e stronzo/maskarait dhe nuk e përmendi fare faktin e blerjes, as Kristalin, pasi për të, si e blerë, si e vërtetë, si në Kristal si në USHT, diploma, ishte e njëjta gjë.
Të them të drejtën, ashtu me intuitë, them se scemo në shqip duhet ta përkthejmë debil, kurse cretino mund ta lemë budalla. Megjithatë, në këtë pikë më mirë po hap fjalorin italisht – shqip ku shoh se scemo mund ta përkthejmë edhe i metë. Pra, sipas kategorive të Letizeto-s, një debil ose i metë, si puna e Renzo Bossi-t, edhe sikur të marrë një diplomë në Shqipëri në universitetet tona, nuk mund të arrijë të bëhet dot stronzo/maskara. Siç është i ati, Umbertoja p.sh., i cili më një anë flet gjithë ditën kundër emigrantëve, madje edhe organizon polici vullnetare kundër rrezikut të tyre, e më anë tjetër vjen e blen me paret e partisë laurea për të birin në Shqipëri.
Tani, le të përpiqemi ti aplikojmë këto kategori në realitetin tonë politik – social – ekonomik – kulturor arsimor letrar artistik etj. E para gjë që më vjen të them është se duhet të nisemi nga një e dhënë që në Shqipëri e gjen si qiellin, tokën, ujin, ajrin: faktin se ne kemi një numër jashtëzakonisht të madh maskarenjsh që japin kontributin e tyre të shquar në politikë, ekonomi, arsim, kulturë, art, gazetari e me radhë. E dyta, se para së gjithash duhet të shohim pjesën plot të shishes, d.m.th. atë që na jep optimizëm dhe shpresë për të ardhmen. Dhe them se ne, si popull, kemi arsye ta shohim goxha pozitivisht këtë të dhënë. Pse e them këtë? Pasi, duke parë numrin e madh të maskarenjve që kemi, rezulton se ne kemi shumë pak debilë, që do të thotë shumë pak njerëz me të meta mendore. Dikush do të thotë: Po mirë, po gjithë ata prindër që i çojnë fëmijët në këto universitete, ku i fute ti? Nuk të duken debilë që hedhin paret e kursimet e tyre në ato piramida, pasi e kanë ngrenë edhe nja dy herë të tjera me piramida të llojeve të tjera? Hëm, ky është një kundërargument i fortë, por, sipas meje, nuk duhet ta marrim kaq negativisht këtë punë. Vetë fakti që ata arrijnë të fitojnë aq sa të mund të paguajnë shkollat e fëmijëve të tyre me shifra që shumica e shqiptarëve nuk i përballon dot dhe shumë më të larta edhe se në Europë, ku dominojnë universitetet publike – tregon se nuk mund të jenë kurrsesi me të meta mendore. Jo, për mua ata mund të jenë më shumë cretini që janë ngjitur në shkallën e stronzo- ve – një pjesë edhe nga halli, sigurisht – sesa scemi që, mund ta përkthejmë edhe të trashë. Pse e them këtë? Pasi, sipas meje, ne jetojmë në një vend ku, siç e ka konfirmuar, me të thënë e me të bërë, edhe vetë kryetari i opozitës, nuk i ngjit dot shkallët e jetës pa u bërë maskara. Pra dua të them se nuk është se këta prindërit nuk e dinë se ku po i çojnë fëmijët, por kjo është mënyra për tu ngjitur këtu te ne, për tua hedhur edhe atyre që kanë bërë shkolla më të mira sigurisht, pasi të bëhen edhe militantë të ndonjë partie.
Prandaj, për të mbetur në anën plot të shishes, do të thosha se ne duhet të krenohemi që shkollat tona fillore shatëtetë-nëntëvjeçare dhe të mesme në përgjithësi, kanë nxjerrë dhe nxjerrin cretini/budallenj që i kanë të gjitha mundësitë që, kur të mbarojnë universitetet tona, të laureohen në maskarenj. Madje edhe shkollat e komunizmit skemi pse i shajmë në këtë drejtim, sepse numri i maskarenjve që ato kanë nxjerrë është i pafundmë.
Tani le të vijmë në pjesën bosh të shishes. Çështë e vërteta, maskara nuk është ndonjë lëvdatë, prandaj, numri i madh i maskarenjve vërtet tregon se kemi pak debilë, por, gjithë sipas përkufizimit të Littizzetto-s, tregon se kemi shumë cretini. E para e punës them se në këtë pikë na duhet të ndalemi pak më mirë në përkthimin saktë të asaj se çduhet të kuptojmë me cretino në shqip dhe për këtë mund të na ndihmojë edhe hulumtimi i asaj se çfarë kanë në ADN e tyre cretino/budallenjtë që i dallon nga scemo/debilët më një anë, por edhe çfarë i shtojnë vetes ata, si vlera intelektuale dhe morale, kur shndërrohen në maskarenj, më anën tjetër.
Dallimi i parë është i qartë: debilët janë njerëz me të meta mendore që nuk bëhen dot të rrezikshëm për s
