E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nis hetime per pese mjeke

Pese mjeke jane vene nen hetim nga uniformat blu, kater prej te cileve jane ne Tirane, e nderkohe nje eshte ne qytetin e Pogradecit, ku ishte bere dhe operacion adoleshenten Matilda Petriti nga Korca, e cila ka nderruar jete ne oret e vona te dy diteve me pare. Burime nga policia e kryeqytetit, kane bere te ditur e kane nisur hetimet per mjeket, pas akuzave te bera nga babai i vajzes, i cili ka akuzuar bluzat e bardha si pergjegjes per kete ngjarje te rende. Pikerisht per kete gje, ne drejtim te Pogradecit, ku dhe ishte operuar e reja, ne nje klinike private, eshte nisur nje ekip i Seksionit te Krimit Kunder Jetes dhe Shendetit qe kane zhvilluar hetimet ne lidhje me ate qe kishte ndodhur gjate muajit te kaluar, ku 17-vjecarja kishte bere kater nderhyrje kirurgjikale ku kishte pasur hemorragji.

"Vajza u operua nga bajamet ne nje klinike private ne Pogradec. Pas operacionit te pare jo me larg se 3 dite, vajza pati hemorragji te madhe dhe u detyruam ta sjellim ne Tirane", ka deklaruar per policine babai i vajzes i cili ka akuzuar mjeket e kryeqytetit dhe te Pogradecit, qe sipas tij, jane pergjegjes per vdekjen e vajzes se tij. Sipas te dhenave ne hetim jane disa mjeke te spitalit francez ne Tirane. Ata jane vene nen hetim nga Prokuroria e Tiranes dhe Pogradecit, ne lidhje me vdekjen e vajzes 17 vjece, nga Maliqi. Sipas prokurorise, Petriti ishte operuar me pare nga bajamet ne nje klinike private ne Pogradec, prone e nje mjeku qe punon edhe ne spitalin francez ne Tirane. Klinika ne Pogradec ishte prone e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Pas operacionit, ne 21 ditet ne vijim te Matildes ishin me hemorragji. Ajo kishte bere kater operacione te njepasnjeshme derisa ajo nderroi jete ne spitalin qendror ne Tirane.

Pas kesaj trupi i adoleshentes eshte derguar ne morgun e Mjekesine Ligjore, ku ekspertet kane plotesuar dhe kartelen duke zyrtarizuar edhe shkaqet e vdekjes, qe sipas burimeve ka qene nje prerje ne nje arterie. Burimet kane bere te ditur se Prokuroria e Tiranes ne bashkepunim dhe me ate te Pogradecit, kane marre ne hetim te gjithe proceduren, qe nga shtrimi, mos futja e vajzes ne reanimacion dhe mungesa e ndihmes ne momentet e fundit, kur ajo ka nderruar dhe jete. Per kete eshte ngritur nje grup i posacem hetimor qe po merret me kete ceshtje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›