Të djathtët akuzojnë Genc Rulin për humbjen në Gjirokastër
Pas humbjes së thellë të së djathtës në zgjedhje, tashmë është radha për të vënë gishtin mbi përgjegjësit. Ish-kreu i PD-së në Gjirokastër, që në këto zgjedhje kandidoi për republikanët në Gjirokastër, për humbjen e mandatit të dytë në këtë qark, ka bërë përgjegjës pikërisht Genc Rulin.
E ngarkoj atë më përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë humbjen dhe analiza do të përcaktojë punën e pamjaftueshme të këtij kandidati në Gjirokastër. Ka bërë presion mbi zgjedhësit tanë dhe është përgjegjës për humbjen e kandidatit të dytë, tha Roland Bejko.
A tha se tashmë duhet pranuar rotacioni i ndodhur, ndërkohë që ka uruar katër deputetët e së majtës në këtë qark dhe ka kërkuar nga ata që të punojnë sa më shumë për Gjirokastrën./b.l