Rama merr 70 vota edhe në fshatin e Berishës
Zgjedhjet e 23 qershorit kanë pasur surpriza të mëdha. E në këtë kuadër një tjetër surprizë vjen edhe nga fshati ku ka lindur kryeministri Sali Berisha. E kemi fjalën për fshatin Vuçidol, ku Edi Rama ka marrë 70 vota. Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Vuçidol, në qendrën e nr. 0518, vetëm 209 persona kanë votuar për Partinë Demokratike, ndërkohë që për Partinë Socialiste kanë votuar 70 persona. Por megjithëse ka marrë 209 vota, listat zgjedhore në Tropojë ishin ndër më problematiket.