E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Alibeaj kundër Arvizusë për Bahri Shaqirin: Nuk ka raportuar tek qeveria

Pas ministrit Genc Pollo, edhe deputeti tjetër demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka dalë kundër ambasadorit amerikan në lidhje me vlerësimet për ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqiri. Gjatë një prononcimi për Ora Neës, Alibeaj ka thënë se Shaqiri nuk ka qenë në lartësinë e duhur të detyrës, duke qenë se nuk ka raportuar tek qeveria për disa çështje, duke iu referuar sidomos 21 janarit.

Jurdikisht, Alibeaj i quajti anomali qortimet për vendimin e kryeministrit Berisha dhe presidentit Nishani për emërimin e Kreut të ri të SHISH, duke e cilësuar si tërësisht të bazuar në ligj.

Ambasadori amerikan vlerësoi lart pak ditë më parë punën e Bahri Shaqirit, duke thënë se ajo duhet të pasohet edhe nga ana e pasaardhësit të tij, Visho Ajazi.

Ndërkohë, Alibeaj, duke u ndalur tek referendumi për heqjen e imunitetit,  rrëzon çdo dyshim për mungesë të kohës për mbajten e referendumit për heqjen e imunitetit.

Teksa sqaron se për referendumin afirmativ kërkohet një shumicë e thjeshtë votash, e më tej brenda 60 ditësh Kushtetuesja jep përgjigje nëse këkesa është në përputhje me ligjin themeltar të shtetit për t`i lënë më pas 45 ditë kohë Presidentit të përcaktojë datën për referendumin, Alibeaj thotë se vota popullore është e arritshme deri në mars.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›