Të eliminuarit e “Big Brother 3” në një natë ekstaze tek Gjimi
Banorët e eliminuar deri tani nga loja e “Big Brother 3” janë takuar të gjithë së bashku në një mbrëmje festive që Gjimi Bujari ka organizuar të enjten me rastin e promovimit të lokalit më të ri në zonën e ish-Bllokut “Vila 31”. Gjimi Bujari, administratori i këtij lokali ka menduar t’i bëjë një hapje të veçantë këtij biznesit, në praninë e shumë miqve dhe personazheve të njohur të ekranit. Në festën që ka zgjatur deri në orët e para të së premtes ra në sy prania e gjithë banorëve të eliminuar deri tani nga loja e BB3; Valentinës, Pamelës, Renatos, Bledit dhe Rrezartës. Po ashtu nuk mungonte e inflirtuara e Vëllait të Madh, vajza modele, Enxhi. Ata janë argëtuar pa fund duke harruar mëritë apo inatet e vogla të krijuara brenda shtëpisë së vëshguar nonstop nga kamerat e “Top Channel”.
Bledi dhe Renato mes fanseve femra
Bledi ka qenë i shoqëruar gjatë mbrëmjes nga dy vajza, njëra prej të cilave thuhet se është e dashura e tij. Ndërkohë që siç e shihni në foto, Bledi dhe Renato vazhdojnë miqësinë jashtë shtëpisë pasi janë fotografuar të rrethuar nga disa fanse femra në ambientet e “Baroque”, një tjetër lokal i njohur në kryeqytet që menaxhohet nga Elton Tozaj, ish-banor i BB2.
Rezi, e eliminuara e fundit nga BB, çmend djemtë me veshjen seksi dhe kërcimet e shfrenuara
E eliminuara e fundit e “Big Brother 3”, Rrezarta nga Kosova pasi ka shkuar ka takuar familjarët në Kosovë është kthyer sërish në Tiranë, për të mos munguar në këtë festë,ku ka qenë me një mikeshën e saj. Ajo nuk mundi të bashkëjetonte me Gjimin në shtëpi për faktin se hyri vonë në lojë, por gjithsesi nuk e ka pasur fare problem përshtatjen dhe argëtimin me të pa asnjë kompleks. E veshur me një bluzë shumë të shkurtër dhe ekstravagante, ajo ka kërcyer gjatë mbrëmjes me Gjimin, siç e shihni dhe në këtë foto. Rrezarta u bë pjesë e komenteve të shumta në faqet rozë të shtypit, për shkak të lidhjes që krijoi brenda shtëpisë me dalin nga Vlora, Jetmirin.
Edhe mama Vali në PUB me të rinjtë
Në festën e organizuar nga Gjimi nuk mungoi as mama Vali, e cila e ka shprehur vazhdimisht se i pëlqen të bëjë një jetë të bukur duke frekuentuar pse jo dhe lokalet e natës. Mama Vali ka qenë në shoqërinë e Rominës së BB 2, e njohur për tipin e saj miqësor dhe të shoqërueshëm me këdo. Valentina ishte banorja e parë që u skualifikua nga loja e “Big Brother 3”, ku hyri në garë bashkë me vajzën e saj Domenika. Tashmë që është jashtë lojës, ajo shkon në studion e “Top Channel” çdo të shtunë si ish-banore e këtij “reality show”, dhe si mbështetëse e vajzës së saj, Domenika.