Arbri i BB çudit të gjithë, puth në buzë Alessian e “E diell”
Ka ndodhur dy net më parë, pikërisht natën e inagurimit të pub-it të Gjimit të “Big Brother 3”. Krahas fytyrave të tjera të njohura të botës së televizionit, kryesisht ish banorë të “Big Brother”, të ftuar ishin edhe fituesi i “Big Brother 1” Arbër çepani dhe autorja e programit “E diell”, Alessia Gregio Vesicchio. E ndodhur prej më shumë se një viti në Tiranë, Alessia vajza e mjeshtrit të orkestrës së televizionit italian Pepe Vesçhio, duket se jo vetëm që është ambientuar me jetën këtu, por po e shijon atë deri në fund. Muajt e parë, kur ajo erdhi për të ngritur një program nga e para, Alessia nuk njihej fare si portret. Kjo për arsye se ajo i ishte futur me kokë punës dhe mendonte të sillte në programin e saj diçka me të vërtetë cilësore, gjë që pa diskutim ia ka arritur. Mirëpo nuk vonoi të kuptojë se në fakt duke iu përkushtuar kaq shumë punës, kishte lënë veten pas dore, pasi në fund të fundit pak zbavitje i bën mirë edhe vetes por edhe krijimtarisë në profesion. Në fillim pranoi disa ftesa të miqve të saj në evente të ndryshme si psh ditëlindje apo inagurime lokalesh, derisa më në fund italiania simpatike arriti të bëhej mikesha e të gjithë atyre me të cilët në një farë mënyre e kishte lidhur puna. Miqtë e saj tregojnë se Alessia është afeksionuar kaq shumë me Shqipërinë sa plani i saj i dikurshmë për të ngritur programin e më pas për t’u larguar, tashmë është djegur si mundësi. Përkundrazi ajo vijon të jetë autore e programit “E diell” me një zell të madh, por gjithmonë duke kërkuar për të sjellë edhe formate të reja në ekranin ku ajo punon. Por ajo për të cilën ne do flasim kësaj here është jeta e saj jashtë punës, zbavitja me një fjalë. Paparaci ynë ka mundur të kapë këto foto që ilustrojnë shkrimin, ku Alessia duket qartë që po kalon disa momente shumë më tepër se afektive me Arbrin, djalin 23 vjeçar që ka fituar “Big Brother 1”. Ata janë kapur duke u puthur në buzë me njëri- tjetrin, natyrisht kjo edhe si pasojë e alkoolit të konsumuar për orë të tëra. Të pranishmit aty tregojnë se Arbri gjatë gjithë kohës ka tentuar që të joshë Alessian me komplimente dhe ftesa për të kërcyer aq sa Alessia mesa duket, nuk i ka rezistuar më djalit, i cili për koncidencë historinë e dashurisë, atë më të gjatën dhe zyrtaren le të themi, e ka pikërisht me një italiane, me Madalenën.
Megjithëse Arbri arriti të fitojë simpatinë e shikuesve të “Big Brother” me imazhin e djalit të mirë, duket se në momente zbavitjeje ai është një playboy i paparë. Madje kaq shumë rri ai me femra, sa miqtë i kanë vënë nofkën “qejfliu”.
Tani, pyetja që lind natyrshmë është, si do të ndjehet Arbri dhe më shumë akoma Alessia kur të shohin këto foto të publikuara në gaztetë? A kanë qenë ata aq të kthjellët sa për të kuptuar se çfarë ishin duke bërë, aq më shumë me një paparac brenda në lokal? Do të pendohen për sjelljet e tyre tejet erotike apo do ta marrin atë me sportivitet, pasi në fund të fundit në jetën e natës gjithçka është e lejuar? Të shohim dhe reagimet do t’jua themi numrin e ardhshëm.