Të enjten Basha bën betimin në Bashkinë e Tiranës
18/07/2011 Këshilli bashkiak do të blidhet më 23 korrik për konstituimin e Bashës
Pas vendimeve të dy gjykatave fundjavën e kaluar për njohjen si kryebashkiak dhe mandatet e këshillit, këtë javë pritet të përmbushet dhe detyrimi ligjor që rrjedh nga këto vendime, që kanë të bëjnë me konstituimin e plotë jo vetëm të detyrës së kreut të Bashkisë së Tiranës, por dhe konstituimin e këshillit bashkiak. Kështu, pasi iu njoh mandati nga gjykata e Tiranës, Lulzim Basha pritet të kurorëzohet si kryebashkiak i Tiranës të enjten ose të premten. Në lidhje me këtë në një prononcim për mediet përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ Njazi Kosovrasti bëri me dije se tashmë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani ka bërë dhe procedurën e fundit ligjore, duke i përcjellë vendimin e shkurtuar për shpalljen e Bashës si fitues për Tiranën në prefekturë dhe sekretariatit të bashkisë së kryeqytetit. “Sipas ligjit “Për pushtetin vendor”, pas vendimit të dhënë të premten e kaluar nga Kolegji Zgjedhor sekretari aktual i këshillit bashkiak, i zgjedhur në këtë post nga Partia Socialiste, duhet të thërrasë mbledhjen e parë jo më vonë se 20 ditë nga shpallja e rezultatit. Duke qenë se Kolegji Zgjedhor e ka dhënë vendimin e tij për Tiranën më 8 korrik, praktikisht pritet që dhe mbledhja e parë duhet të thirret brenda datës 28 korrik”, - ka sqaruar Kosovrasti. Duke iu referuar procedurës ligjore, Kosovrasti shtoi se “sekretari i këshillit bashkiak, Vladimir Gjonaj, ka 5 ditë afat për të mbledhur këshillin me 55 anëtarë, ku Partia Demokratike do të ketë 28 vende, ndërsa koalicioni i së majtës 27 vende.” Kosovrasti shtoi se në këtë mbledhje, duke iu referuar udhëzimit të ministrit të Brendshëm për rotacionin e pushtetit vendor të dalë pas votimeve të 8 majit, veç konstituimit të këshillit edhe kryetari i ri do të bëjë betimin. Në ligj parashikohet dhe betimi i lamtumirës së kryetarit paraardhës Edi Rama, për të cilin, duke pasur parasysh zhvillimet e deritanishme dhe qëndrimin e tij politik, duket se nuk ka gjasa që Rama të jetë i pranishëm në dorëzimin e stafetës të kryebashkiakut të Tiranës Basha.
Ndërsa këtë të shtunë, më 23 korrik 2011, pritet që Lulzim Basha të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Sipas ligjit për pushtetin vendor, sekretari i këshillit bashkiak të kryeqytetit duhet të thërrasë mbledhjen e parë. Në këtë mbledhje rend dite sipas ligjit duhet të jetë vendosja e shiritit të kryebashkiakut për fituesin e zgjedhjeve dhe marrja zyrtarisht prej tij e postit të kryetarit të bashkisë.
Gjykatat
Të premten e kaluar me vendimet e dy gjykatave u shënua dhe mbyllja e procesit zgjedhor të 8 majit për Tiranën. Kështu gjykata e Tiranës vendosi të miratojë kërkesën e kryebashkiakut të ri të Tiranës Lulzim Basha për vërtetimin e mandatit të tij si kryetar i bashkisë së kryeqytetit. Po të premten, një orë pas marrjes së vërtetimit nga gjykata e Tiranës, avokatët e Partisë Demokratike u paraqitën edhe në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku Kolegji Zgjedhor u mblodh për të shqyrtuar ndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Tiranë. Pas shqyrtimit të kërkesëpadisë së PD-së Kolegji vendosi shpërndarjen e mandateve sipas tabelës së rezultateve të përgatitur nga KQZ-ja, ku koalicioni i djathtë ka 28 këshilltarë dhe koalicioni i majtë 27.
Berisha e Basha homazhe Sulejman Krasniqit
Dy kryetarët më të lartë të mazhorancës, kryeministri Sali Berisha dhe kreu i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha janë shfaqur dje në publik teksa ishin të pranishëm në homazhet e bëra në nderim të shkrimtarit Sulejman Krasniqi. Kryeministri Berisha mori pjesë mesditën e sotme në homazhet e bëra për shkrimtarin Sulejman Krasniqi, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 74-vjeçare. Gjatë mesazhit dhënë për këtë humbje kreu i qeverisë u shpreh: “Në të gjithë personazhet e tij personalitetet e historisë kombëtare ai frymëzoi shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga pushtimet. Vepra e tij ishte një frymëzim i madh edhe për ata që bën luftën e fundit çlirimtare në Europë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.” Më tej ndarjen nga jeta të shkrimtarit ai e cilësoi si një humbje të madhe të letërsisë shqipe. Ai e mbylli mesazhin ngushëllues me fjalët, “lutem që shpirti i shkrimtarit të shquar të prehet gjithmonë në panteonin e dijes së kombit shqiptar”. Më herët për të bërë homazhe ndaj shkrimtarit ishte edhe kryebashkiaku i ri i Tiranës Lulzim Basha, i cili nderoi me praninë e tij veprimtarinë e shkrimtarit. Krahas tyre në homazhe morën pjesë një sërë personalitetesh nga jeta politike e kulturore në vend.
Votimi elektronik
Kume: Ka ardhur koha e votës elektronike
Pas problemeve të konstatuara edhe gjatë procesit zgjedhor të 8 majit, që sapo u mbyll, duket se pjesë e diskutimit të politikës sa i përket reformës zgjedhor do të jetë dhe votimi elektronik i votuesve shqiptarë. Pas ftesës së bërë nga nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili ftoi publikisht kreun e grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçin për të nisur nga puna konkrete për reformën elektorale, kanë nisur të hidhen idetë e para për mënyrën se si do të zhvillohen zgjedhjet në vitin 2013. Për ish-kreun e KQZ-së Kristaq Kume duhet të nisë menjëherë puna për kodin e ri elektoral. “Në tërësinë e mundësive që krijon teknologjia e informacionit për një proces zgjedhor, unë do të thosha se ne më afër jemi asaj çka mund të realizohet nëpërmjet votimit jo më me fletë, por nëpërmjet një ekrani, klikimit në të. Gjë që do të thotë se kjo do të kërkojë të zgjidhë problemin e identifikimit të automatizuar të zgjedhësve në funksion të pajisjes së të gjithë zgjedhësve shqiptarë me kartën e identitetit dhe shfrytëzimit të mundësive që ka baza e të dhënave për të identifikuar dhe mos lejuar votimin disa herë të të njëjtit zgjedhës. Dhe po ashtu mundësive që i krijon kjo mënyrë votimi për të mos votuar më shumë se një herë një zgjedhës dhe që vota e tij të numërohet menjëherë”, - theksoi dje Kume në një prononcim dhënë për mediet. Sipas kryetarit të tryezës së reformës zgjedhore, një post ky që iu besua Kumes në nëntorin e vitit të kaluar me konsensusin e të dy kampeve politikë, votimi me fletë është më efikas nëse do të zëvendësohet nga votimi elektronik. “Të gjithë votuesit do të zgjedhin siglën e tyre të preferuar nëpërmjet një ekrani me “touch-screen”. Pasi ekrani të lexojë çdo votë, ajo do të printohet dhe do të hidhet në një kuti. Në këtë mënyrë rezultati do të dalë në kohë rekord dhe do të marrin fund pikëpyetjet dhe debatet mbi votat e vlefshme dhe të pavlefshme”, – tha Kume, i cili shtoi se ky sistem është aplikuar në formë-pilot në Shqipëri dhe do të jetë pjesë e tryezës së reformës zgjedhore me partitë politike.