E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxhuku: Emigrantët s’kanë informacion për faljen fiskale

18/07/2011  Administratori i Alb Konfindustrisë kërkon më shumë marketing për procesin

Administratori i Alb Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, kërkon të ndërmerret në fushatë informimi për përfitimin nga falja, nga institucionet ekonomike në vend sidomos, gjatë sezonit veror. Në një deklaratë për mediat, Buxhuku u shpreh se ardhja e emigrantëve, kërkon një fushate të fortë marketingu nga institucionet financiare për njohjen e tyre me procesin e faljes. “Njohuritë e emigrantëve shqiptare për procesin dhe procedurat e faljes fiskale janë të papërfillshme. Alb Konfindustria vlerëson, se në rast të mosmarrjes së masave të jashtëzakonshme në një kohë sa më të shpejtë, mund të dështojë shtylla kryesore e përfitimit të ekonomisë kombëtare nga falja fiskale, që është hyrja në sistem e të ardhurave personale të qytetarëve shqiptare me banim jashtë vendit. Në këtë rast rrezikohet të dështoje i gjithë procesi i faljes fiskale”, thotë Buxhuku. Sipas tij, Alb Konfindustria ka parashikuar, se do të ishin pikërisht të ardhurat personale të emigrantëve shqiptare si burimi kryesor i përfitimit të ekonomisë kombëtare nga procesi i faljes fiskale. Të ardhurat nga hyrja ne sistem e kapitaleve te biznesit dhe te parave te qytetareve shqiptare brenda vendit për shkak të shumë arsyeve objektive janë të rëndësisë dytësore. Ndërkohë humbja e sezonit të verës 2011, që përkon me kthimin masiv në atdhe të qytetarëve shqiptare me banim jashtë vendit dhe që jep një mundësi shumë e mirë marketingu efektiv, praktikisht do të shënonte dështimin e gjithë procesit të faljes fiskale. Gjendja mjaft e rëndë ekonomike e vendeve fqinj si p.sh Greqia është një tjetër mundësi e mirë psikologjike për tërheqjen e të ardhurave personale të emigrantëve shqiptare dhe futjen e tyre në sistemin bankar të Shqipërisë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›