Polic-tutor, rrogë shteti 400 euro muaji, nga seksi 100 euro seanca
18/07/2011 Qumështorja 16 vjeçe i ndillte lumë klientësh në Golem oficerit të komisariatit nr 3
TIRANË- Oficeri i komisariatit nr 3 nuk priste rrogën e shtetit (jo më tepër se 400 euro në muaj), por gjeti rrugën më të shpejtë për t’u pasuruar, kur mori dy vajza të njoma dhe i dërgoi në plazh, atje ku rroga e shtetit fitohej për një ditë me 4 seanca seksi. Po të mos ishte për SHKB (Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm), pra struktura që mbikëqyr alishverishtet e policëve, 37-vjeçari Arjan Hoxha do të fitonte çmimin e “tutorit të vitit”, pasi specifika e tij ishte se ky djalë nuk qe ndonjë tutor i rëndomtë lulishtesh me 2 mijë lekë të vjetra, por polic-tutor, 100 eurosh dhe se luante topi. Diploma e Juridikut dhe detyra e Specialistit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit, në komisariatin nr.3 të Tiranës i krijonte lehtësira për gjetjen e shumë klientëve. As nuk i duhej të mundohej tepër atje në Golemin e Kavajës, ku priste rrymat e kosovarëve peshq të majmë, që si kanë për gjë 100 euro. Pale kur bëhej fjalë për një njomështake 16 vjeçe që polici e kishte marrë nga Tirana. Këtu ende s’është përcaktuar nëse xixëllonjën M.T e kishin marrë këmbët vetë në hotelin “Onufri” të Golemit, ku rrinte bashkë me 23-vjeçaren Xh.Xh, apo e mbanin me zor atje. Nga ana e saj vajza e rritur 23 vjeçe e kishte në terezi, ashtu pa burrë, ose më saktë e ndarë prej tij, ndërsa jetonte intensivisht jetën, m’u ashtu siç është ajo shprehja “jetoje ditën si të ishte e fundit”. Klientët ishin të shumtë, pasi bumi turistik bën të tijën. Policia nga ana tjetër kishte pikasur disa lëvizje të çuditshme të oficerit dhe bashkë me Prokurorinë, nisi hetimin me metoda speciale, ku përfshihen përgjimet e telefonatave, fotografi dhe filmime, ku dukeshin qartë kontaktet e tij me klientët dhe me vajzat. Kështu, dje rreth orës 10.30, vendosën të ndërhynin dhe zbarkuan në hotelin “Onufri”, ku zhvillohej ky aktivitet prostitucioni. Hoxha sapo ka parë të tijtë tentoi t’u largohej, por u prangos pas disa minutash. Atij iu komunikua menjëherë masa e arrestit, bashkë me vajzën tjetër 23 vjeçe, ndërsa njomështakja 16 vjeçe u procedua penalisht në gjendje të lirë. Materialet procedurale i kaluan për ndjekje Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tirane për veprën penale të “Shfrytëzimi të prostitucionit”, parashikuar nga neni 114/a, pika 2 dhe 6 të Kodit Penal.