"Të fitojmë për të krijuar atmosferë"
Dëmtimi i lehtë i Lorik Canës ka lënë disa paqartësi në lidhje me formacionin titullar që do të zbresë në fushën e lojës. “Kjo është një ndeshje përgatitore dhe ne do synojmë të përmirësojmë lojën tonë, megjithëse kemi përballë një kundërshtar të fortë”, theksoi Kuzhe në konferencën për shtyp pasditen e sotme në mjediset e hotel “Dyrrahut” në Durrës (aty ku Kombëtarja është grumbulluar).
Më tej kroati i pankinës kuqezi shtoi: ”Një rezultat i mirë, përveçse do të kënaqë tifozët, do të krijojë një atmosferë pozitive edhe në ekip. Por ka dy këndvështrime. Unë si trajner dua ta fitoj këtë ndeshje, ndërsa nga ana tjetër federata na ka vendosur përballë një kundërshtari të fortë, që do të jetë diçka plus për skuadrën tonë”.
Së bashku me Kuzhen, foli edhe kapiteni Altin Lala, i rikthyer në Kombëtare pas një mungese gati një-vjeçare. Ai u shpreh i lumtur për rikthimin, të cilin e konsideron të merituar, nisur nga paraqitjet në kampionatin gjerman me Hanoverin. “Ndihem mirë, Kombëtarja ka nevojë për lojtarë me përvojë dhe mendoj se mund të jap ndihmën time”, theksoi Altin Lala.