E Diel, 1 Nëntor 2026

Komsioneri Fule viziton Tiranën më 19 Mars

Nëse deri atëherë nuk do të ketë marrë rrugëzgjidhje kriza politike në vend, Fules i duhet t’i bëjë sërish politikës shqiptare për dialog dhe bashkëpunim. Gjatë vizitës në Tiranë, Fule pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe kreun e opozitës.

“Kam bërë një deklaratë ku kam inkurajuar partitë politike, qeverinë dhe opozitën qe te zgjidhin çështjen e dialogut politik, në mënyrë që procesi politik të bëhet në Parlament dhe jo në rrugë”, ka deklaruar Fule.

Për sa i përket vizitës, Fule tha se “ne jemi në një diskutim konkret me autoritetet shqiptare për kohën e vizitës sime. Ata e dinë që dua që të vizitojë Shqipërinë. Do të jetë shumë inkurajuese për vizitën time, nëse kjo çështje do të jetë zgjidhur, por nëse jo, kjo do të jetë një nga pikat kryesore ku do të mbështetemi në diskutimet me qeverinë dhe opozitën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›