Të freskohesh në lumin e ndotur të Lanës!

Thonë ndonjëherë që qëllimi justifikon mjetin. Dhe pak rëndësi ka se deri ku shkon vullneti i një njeriu për të arritur atë që i nevojitet. Madje këta njerëz kanë zgjedhur të nxerrin bukën e gojës nga mbeturinat që lumi Lanë ka zvarritur deri në këtë pjesë të Tiranës. Të rritur dhe të mitur janë zhytur deri në mes duke kërkuar materiale metalike, të cilat më pas i shesin dhe sigurojnë ndonjë të ardhur për të mbijetuar. Për këta njerëz të komunitetit rom , kjo është një punë mjaft komode, të cilën ata e bëjnë pa u djersitur fare, nën hijen e pemëve të mbjella nga Bashkia, e për më tepër duke përdorur ujërat e këtij kanali të madhe të hapur të Tiranës, për t'u freskuar. Nuk ka rëndësi sesa infektuese mund të jetë kjo rrjedhë që përshkon zemrën e kryeqytetit, e rëndësishme është që kjo punë për ta ka brenda argëtimin të cilin rrallë se e gjen gjatë një ore pune.