Sejdiu vlerëson kontributin e USAID-it në Kosovë
Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu vlerësoi lart kontributin e USAID-it në Kosovë. "USAID-i ka mbështetur ndërtimin e institucioneve demokratike dhe themelimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse për qytetarët e Kosovës", theksoi presidenti Sejdiu. "Nuk ka pothuajse asnjë institucion në Republikës e Kosovës që nuk ka përfituar nga kontributi i USAID-it. Projektet e larmishme të USAID-it, kanë prekur të gjitha sferat e jetës në Kosovë", tha Sejdiu. Ai theksoi se përvoja e bashkëpunimit në këto 10 vjet ka treguar partneritetin e sinqertë të institucioneve të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Me amerikanët kemi një fjalë të urtë të përbashkët që thotë se 'miku i mirë njihet në kohë të vështirë', prandaj edhe kjo është dëshmuar në 10 vitet e fundit, sepse në këto kohëra sfide gjithmonë kemi pasur pranë nesh mikun tonë, USAID-in, qeverinë amerikane', theksoi presidenti i Republikës së Kosovës.