Të ftuarat e saj në rezidencën zyrtare postojnë foto gjysmë të zhveshura, kryeministrja finlandeze kërkon falje

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka kërkuar falje për një foto gjysmë të zhveshura të dy të ftuarve në rezidencën e saj zyrtare. Fotoja e dy influencuesve të njohur është realizuar brenda rezidencës së kryeministrit në korrik dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale të martën.
Marin pranoi se “fotografia nuk është e përshtatshme” dhe kërkoi falje.
Në të, dy gra shihen duke u puthur me njëra-tjetrën duke mbuluar gjoksin e tyre të zhveshur me shkrimin “Finlandë”.
Marin tha se festa në rezidencën e saj zyrtare në Helsinki, Kesaranta, ndodhi pas festivalit muzikor Ruisrock në korrik. Mediat finlandeze raportojnë se fotografia është bërë në tualetet e katit të poshtëm të përdorur nga mysafirët.
“Ne kishim sauna, notuam dhe kaluam kohë së bashku. Kjo lloj fotografie nuk duhej të ishte bërë, por veç kësaj, asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi”, tha ajo.
Drama aktuale politike që e rrethon 36-vjeccaren, vjen ndërsa Finlanda po përpiqet t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s.
Sanna Marin nuk e ka fshehur se shijon aktivitete normale, si p.sh. klubet me miqtë dhe ndjekja e festivaleve muzikore, pavarësisht kritikave./ BBC
/rtsh.al/