E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Thatësia në Lumin Danub nxjerr anijen naziste të Luftës së Dytë Botërore, e mbushur me eksploziv

Evropa po kalon thatësirën më të keqe, ku shfryrja e lumit të Danubit dhe ulja e tij në nivelet më të ulëta të ujit në pothuajse një shekull ka nxjerr në pah anijen naziste të Luftës së Dytë Botërore e mbushur me eksploziv. Anija ka ndalë në afërsi të qytetit portual të Serbisë, Prahovo.

Anija daton në 1944 ku anijet naziste u tërhoqën në lumin e Danubit për shkak të avancimit të forcave sovjetike. Anija përmban tonelata municionesh dhe eksplozivësh dhe përbëjnë rrezik për transportin detar.

Në mars, qeveria serbe ftoi një tender për heqjen e municioneve dhe eksplozivëve. Kostoja e operacionit u vlerësua në 29 milionë euro.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›