E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjesh njerëzoren në FBI

Me gjithë befasitë që karakterizohen filmat e Clint Eastwood gjatë këtyre viteve, edhe në këtë film kemi përralla me dreqër dhe të zymtë dhe me mallin për dashuri. “J. Edgar” është i tillë, ku në rolin kryesor paraqitet aktori Leonardo DiCaprio.

Me regji të Clint Eastwood dhe nën interpretimin e një ekipi të përzgjedhur aktorësh, vjen një film kandidat për Globin e Artë dhe 9 çmime të tjera kinematografike.

Kjo është historia e vërtetë e J. Edgar Hoover, njeriut që drejtoi F.B.I-në për pothuajse 50 vjet.

Një personazh i përfolur, i admiruar, por edhe mjaft i kritikuar. Një njeri, i cili pas dyerve të mbyllura fshihte sekrete, që mund t’i shkatërronin karrierën dhe jetën.

E për të zbuluar një njeri me sekrete, Eastwood ka punuar shumë mençur me skenarin e Dustin Lance Black, për t’i dhënë dinamikë një historie të vërtetë, sidomos duke vënë theksin në vitet e fundit të jetës së Hoover, që ishte kryesisht jeta personale dhe publike gatë periudhës kur a ishte drejtor i Byrosë Federale të Hulumtimeve në vitin 1960.

I vjetër, i tërhequr, konkret në familje dhe i veshur mirë me kostumin e tij, Hoover paraqet njërin prej atyre agjentëve të atillë, të cilët nuk i dramatizojnë edhe gjërat më të vështira. Ai kujton me qetësi edhe bombardimet më 1919, kur ishte gjeneral, por edhe përjetimet e tij gjatë kataklizmave të mëvonshëm.

Pa u ngutur – një dorë e lehtë që vetëm Eastwood di ta jep brenda një skene – filmi në mënyrë efektive tregon histori, por duke e paketuar atë në një paketë të punës së Hoover që e bëri për 50 vite. E tërë këtë ai e paketon në një film 2 orë e 17 minuta.

Por, për dallim nga filmat e tjerë për FBI-në që janë kryesisht të ftohtë dhe jo njerëzorë, pikërisht humanizmi është në qendër të këtij filmi, i cli, në çdo titër që paralajmërohet është një tregim për Hoover, një njeri i një institucioni politik, pra më shumë se një J. Edgar si njëri privat.

“J. Edgar” pa përcjelljen e prindërve mund të shikohet nga personat mbi moshën 17 vjeçe dhe do të shfaqet në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell Kompania IPKO.

-----

J. EDGAR

Regjia: Clint Eastwood; skenari: Dustin Lance Black; drejtor i fotografisë: Tom Stern; montazha: Joel Cox dhe Gary D. Roach; muzika: Eastwood; diazjner: James J. Murakami; kostumet: Deborah Hopper; producentë: Eastwood, Brian Grazer dhe Robert Lorenz; Distrubutor: Warner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë e 17 minuta.

Aktorë: Leonardo DiCaprio (J. Edgar Hoover), Naomi Watts (Helen Gandy), Armie Hammer (Clyde Tolson), Josh Lucas (Charles Lindbergh), Jeffrey Donovan (Robert F. Kennedy), Geoff Pierson (A. Mitchell Palmer), Judi Dench (Annie Hoover) dhe Ed Westwick (Agent Smith).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›