Bavaria hedh në gjyq Shqipërinë për librin 'Mein Kampf'?

Libri parë nga këndvështrimi juridik është një kopje e vjedhur, pasi për sa i përket të drejtave, ato i takojnë Bavarisë. Në Gjermani, ky libër është i ndaluar dhe unë nuk mendoj se do të kishte një vlerë përdorimi dhe dobishmërie për lexuesin shqiptar, ka thënë ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller Holtkemper, në “Tonight Ilva Tare” në “Ora News”.
“Fillimisht më duhet të them që libri parë nga këndvështrimi juridik është një kopje e vjedhur, pasi për sa i përket të drejtave, ato i takojnë Bavarisë”, ka thënë ambasadorja gjermane.
Holtkemper ka sqarua se në Gjermani, ky libër është i ndaluar dhe ka shtuar se ajo nuk mendon se do të kishte një vlerë përdorimi dhe dobishmërie për lexuesin shqiptar, transmeton NOA.
“Për printimin e një libri, për publikimin e një libri normalisht do të ishte nevoja e marrjes të së drejtave dhe kjo ka të bëjë me sigurinë ligjore të një vendi që e preka më parë. Siç thashë dhe më parë, këto të drejta i ka landi i Bavarisë dhe unë mendoj që do të procedohet dhe me anë ligjore nga ana e Bavarisë për këtë çështje”, ka thënë ambasadorja Holtkemper.