E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukesi vijne Prandelli dhe Inzaghi

Prandelli dhe Inzaghi zbarkojnë në Superligë.

Nuk është shaka. Bëhet fjalë për dy prej përforëcimeve më të reja të Kukësit.

Emrat janë të frikshëm.

Megjithatë, Prandelli nuk është trajneri i Italisë dhe Inzaghi vetëm mbiemrin ka të përbashkët me ish-yllin e Juventusit dhe Milanit.

Prandelli vjen në Shqipërisë pas aventurës te belgët e divizionit të dytë, CS Vise, Dionigio Inzagi më parë luante në Portugali me Desportivo Chaves.

Përkrah tyre, u prezantua edhe Serxhio Abdurahman, i rritur në ekipet zinxhir të AEK-ut të Selanikut.

Ashtu siç e theksojnë edhe drejtuesit e Kukësit, këto tre blerje pritet të rrisin konkurrencën në sulm për objektivat dyshe në kampionat dhe në Kupë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›