Të gjitha rrugët e kalueshme

Edhe përkundër reshjeve të borës, të cilat kanë filluar gjatë natës, të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale në vend janë të kalueshme.
Zëdhënsi në policinë e Kosovës Brahim Sadriu, tha se në përgjithësi të gjitha rrugët deri më tani janë të kalueshmë përjashtim të disa zonave malore si ka Kulla dhe Glloboqica, ndërsa për rrugët tjera rajonale dhe magjistrale, nuk është raportuar për ndonjë vështirësi si pasojë e kushteve atmosferike
“Bazuar në informatat që kemi marrë këtë mëngjes nuk raportohet për rrugë të bllokuara, ka vështërësi nëpër disa zona malore si ka Kulla dhe Glloboqica, por fatëmirësisht edhe ato deri më tani janë të kalueshme”, ka thënë Sadriu për Indeksonline.
Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike si dhe të pajisin automjetet me goma dimërore, të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku bora dhe ngricat janë të pranishme./M.Mustafa/Indeksonline/