UT 36 bursa studimi me vlerë 400 mijë euro në kuadrin e projektit “ERASMUS MONDUS”

Universiteti i Tiranës, i përzgjedhur nga konsorciumi i universiteteve europiane, përfiton 36 bursa studime për të tre nivelet e studimit, bachelor, master dhe doktoraturë, në një shumë prej 400 mijë euro. Universiteti ynë i përfiton këto bursa sepse konsorciumi i universiteteve nga më cilësorë të Evropës Perëndimore, me iniciative të Universitetit të Grazit (Austri), në partneritet me universitetet e Ballkanit Perëndimor, kanë fituar projektin Erasmus Mondus për mobilitet të stafit akademik dhe studentëve. Ky projekt, sipas rektoratit të UT-së, është i një rëndësie te veçante për rritjen e nivelit te stafit akademik, duke ofruar bursa për doktoraturë dhe post-doktoraturë si dhe ofrimin e mundësisë profesoratit për të qenë lektor aktiv ne universitetet perëndimore. Edhe studentet e shkëlqyer të UT-së do të kenë mundësinë të vazhdojnë një ose dy vite akademike pranë një universiteti, pjese e konsorciumit si në nivelin bachelor dhe master. Promovimi zyrtar i projektit do të jetë në datën 20 korrik, ku do të marrin pjesë dhe përfaqësues te konsorciumit si dhe hapja e sezonit të parë të aplikimeve të kandidatëve. Përzgjedhja e tyre do të bëhet nga një komitet vlerësimi me anëtarë të ndryshëm te konsorciumit. Sezoni i dytë i aplikimeve do të çelet në muajin shkurt 2010.
...