E Diel, 1 Nëntor 2026

Falimenti i Ramës falimenton Zogby-n në Shqipëri

Porositësi Edi Rama, me dëshirën e tij irreale për t’u marrë politikë i ka shkaktuar mbrëmë një situatë të sikletshme një kompanie të rëndësishme sondazhesh në SHBA, siç është ajo “Zogby International”. Pas shifrave që shkaktuan të qeshura tek opinioni publik, mbrëmë Top-Channel konfirmoi se Partia Demokratike është në avantazh ndaj Partisë Socialiste dhe do të ketë të drejtën e formimit të qeverisë së re. Statistikat e sondazhit folën mbrëmë për epërsinë e Partisë Demokratike, e cila ia kishte dalë të bënte të besueshëm procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit, reformat që kishin sjellë në integrimin në BE e në NATO, por edhe masat sociale, së pari rritja e pagave dhe e pensioneve. Opozita e Edi Ramës është shfaqur muajin e fundit në faliment të plotë dhe Zogby, kompania e njohur amerikane duket se ishte detyruar të vinte mbrëmë një kufi të korrektimit të rezultateve të vërteta dhe 70 përqindëshi i njerëzve që mendonin pozitivisht për katër vitet e ardhshme, shumica që mendonin se gjendja ekonomike ishte më e mirë se katër vjet më parë, ishte “përkthyer” në një epërsi të lehtë prej 2 përqindësh të Partisë Demokratike, edhe pse në mënyrë karikatureske, koalicionet ishin klasifikuar në barazinë e plotë të 42 përqindëshit. Komentatorët folën mbrëmë për një pozicion qesharak të kompanisë amerikane të sondazheve, e cila e kishte futur veten në qorrsokak duke pranuar si porositës Edi Ramën, i cili me falimentin e tij po sillte edhe falimentimin e kësaj kompanie sondazhesh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›