Të gjithë banorët “diagnostikohen” me sëmundje

Kanë mbërritur përgjigjet e analizave që banorët kryen sot. Përpara tyre ndodhen shtatë zarfe me 7 lloje diagnozash “të rreme”.
Këto diagnoza shërbejnë për t’ju kujtuar rëndësinë e parandalimit të një sëmundjeje të mundshme duke u kuruar më shpejt dhe më me efektivitet, pra çdo kush duhet të tregohet i kujdesshëm dhe të bëhet i përgjegjshëm ndaj vetës duke siguruar shëndetin e vet dhe të familjes.
Secili nga banorët duhet të tërheqë një zarf dhe duhet të prezantohet me llojin e diagnozës me të cilin ai apo ajo do të bashkëjetojë deri ditën e shtunë. Rezultatet reale të analizave të banorëve do i marrin në fund të Big Brother.
Detyra e banorëve është që të zbatojnë me përpikëri kurën e diagnozës së caktuar. Secili prej tyre duhet të konsumojë vetëm produktet e kurës. Big Brother kujton banorët se nga prova e javës varet buxheti dhe paketat dhuratë të ofruara nga Sigal. Pasi Iliri lexon zarfin, banorët tërheqin zarfin e diagnozave. Diagnoza e Ilirit – Mosfunksionim i mëlçisë, Diagnoza e Eldorës – Hepatit B, Diagnoza e Elonës – Hematokrozis, Diganoza e Rikes – Laktoza; Diagnoza e Viganit – Diabet; Diagnoza e Anaidit – Hiperkolesterolium; Diagnoza e Shpendit – Gurë në veshka,raporton TCH.
Në zarfin ku shkruhej diagnoza kishin të përcaktuar edhe dietën që ato duhet të mbajnë deri ditën e shtunë përkatësisht sipas sëmundje së rremë që ato kanë./Indeksonline/