Të gjithë kundër ndotjes
Mbi 400 të rinj, inteletualë e nëpunës iu bashkuan thirrjes së Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve për të marrë pjesë në aksionin e parë masiv për pastrimin e bregdetit nga mbeturtinat urbane. Nisja e aksioneve eshtë faza e dytë e lëvizjes mjedisore të ndërmarrë nga Forumi i Medimit të Lirë nën slloganin "Shqipëria është e bukur, të mos e shkatërrojmë", pjesë e të cilës është edhe krijimi i Korpsusit të Vullnetarëve. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, duke përshëndetur vullnetarët, në sheshin e Skelës, tha se shoqëria ndjen shumë mungesën e reagimit të qytetarëve ndaj problemeve të tilla sociale e ekonomike, sikurse është edhe ndotja e mjedisit. Ai ofroi bashkëpunimin e bashkisë për këtë aksion dhe të tjerë që do të organizohen nga dega Korpusit të Vullnetarëve në Vlorë.
Rreth 100 studentë udhëtuan me autobuzë nga Tirana për tu bashkuar me vullnetarët e Vlorës. Por mes të rinjve ishin edhe aktorët e njohur të skenës shqiptare si Mërkur Bozgo e Sokol Angjeli si dhe regjisroi Vladimir Prifti. Gjin Marku, kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, gjithashtu mbërriti në Vlorë duke u bashkuar me studentët. 200 nxënës të shkollës së mesme Perla në Vlorë veshën fanellën e Korpusit të Vullnetarëve dhe iu bashkuan nismës për pastrimin e zonave turistike dhe fushatës ndërgjegjësuese kundër ndotjes së mjedisve publike. Drejtori i Forumit të Mendimit të Lirë, gazetari Mentor Kikia tha se kjo është e para nismë serioze dhe kaq e madhe vullnetare dhe synon që aksionet për pastrimit të mos jenë vetë një shoë televiziv por veprime që të kenë produkete konkrete. Ai sqaroi se lëvizja vullnetare do të jetojë e shndërrohet në një lëvizje për rritjen e nivelit të edukatës qytetare në raportet mes njeriut, mjedisit dhe higjenës publike.
Rreth 7 kilometra vije bregdetare, në plazhin e vjetër dhe plazhin e Zvërnecit u pastruan. Rreth një mijë thasë plastmasi u mbushën me mbeturina dhe u larguan nga zonat që frekuentohen nga pushues në stinën e verës.
Por situata mjedisore e ndotjes nga mbeturinat, vazhdon të jetë tejet e rëndë. Përgjtë gjithë bregdetit pyjet dhe brezi ranor janë tërësisht të kontaminuar. Qindra lokale hedhin në pyll mbeturinat që prodhojnë dhe mijëra njerëz hedhin sërish në pyje e rërë mbeturinat gjatë frekuentimit të parqeve në sezonin turistik. Me gjithë dëmin e pamatë që i bëjnë mjedisit këto njësi shërbimi, asnjëherë ndaj tyre nuk janë vendosur gjoba. Pushteti vendor që menaxhon zokat turistike është tërësisht indiferent ndaj këtij problemi. Askund në plazhet publike nuk ka kazanë apo kosha të vegjel për hedhjen e mbeturinave. Publicisti dhe anëtari i bordit drejtues të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve, Artan Lame, pjesëmarrës në të gjitha tubimet dhe aksionet, ka denoncuar gjithmonë me forcë pasivitetin e pushtetit ndaj ndotjes së mjedisit dhe shkatërrimit të pasurive natyrore.